MOS SILLNI ZHGËNJIM…
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Tek fëmijët erdhur në jetë,
nga një dashuri..
Mos mbeten jetim…
Kur nje cift nuk gjen mirekuptim..!?
************************************
Kjo jete shpesh here,
behet më e vështirë,
Kur ndeshemi me lloj lloj fytyra,
Si drita e qiririt, shuhen në errësirë,
natës duke u gdhirë..
Shohim zemra të lënduara,
gjejnë një zhgënjim,
Të jetë dashuria,
lindur në zemër, rritur në shpirt
tu sjellë një dhimbje, apo drithërim..!?
Ajo ka hyrë, brenda nesh
për të ngjitur një embrion të ri..
Shkak kush u bë, cila ngeli pasoja
kur lindi një fëmijë, klithur bëri zë,
Mos ishte nevoja..!?
Dashuria u shndrua në urrejtje,
kur gojët e liga …peshperitën..
Deshën ta mbysin atë fëmijë,
nga cmira dhe xhelozia,
Mos e linin të rritej jetën ta gëzojë..
…Ndodhin këto fenomene,
në botën e madhe,
ku jemi të shpërndarë..
Sa e sa fëmijë ngelen jetim,
me prindër gjallë,
rritur nga duar të tjera
pa gjetur shpërblim..
Ju o prindër të rinj,
merreni jetën seriozisht..
Nga një dashuri, sollët në jetë.
ata fëmijë që i deshtët dhe vetë..
Pse nuk ju dilni zot,
ti rrisni me dashuri prindërore
pa vuajtje dhe dëshpërime..!?
Por e kini më të lehtë,
rrugëve të jetës ti lini.
neper kryqezime,
me duar zgjatur te lypin..!?
Ti gjejnë të gatshëm, ata/ ato
që nuk lindën kurrë..!?
Pse mëkatoni me këta fëmijë,
kur dashurisë i sollët,
helm, vrer e ndoqët me gurë..
Mendoni si ju kanë rritur, një herë
prindërit tuaj më parë..!?
Pastaj merrni një vendim,
mos ju sillni, vuajtje e hidhërim..
Kjo jetë të gjithëve, na vërtit
si një mulli me erë,
kur ujët nuk duket, nga i vjen..
Mos ja u bëni jetën e vështirë
këtyre foshnjave, sapo lindur..
Çdo kush nis e thurrën,
ëndra në jetë..
Mos ja u vrisni, ëndrat…!?
Lerini të jetojnë, si gjithë të tjerë..
Nga Zoti do ta pësoni dhe vetë..
Nëse nuk ndryshoni, menjëherë.!?
