Floriri Z Petra:Si një fllad pranvere erdhur në janar..!!


SI NJË FLLAD PRANVERE
ERDHUR NË JANAR..!!
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
***Mirëmëngjes***
Fotografinë e ruajtur në vite
nuk mund ta mbaj të fshehur
si një imazh të dashurisë
në thesarin shpirt,
Po e gris si ditët ikën me vitet
mos ndjej akoma dhimbje,
Nuk mundem jo..më beso..!?
Koha me stinët, të mbajti pranë
nuk ti zhbiroj,
Mendimet, ndjenjat e tua ,
ngelur shpirtit aq thellë si një relikë…
*************************************
Vjen një ditë, zbardh agimi
nga gjumi i ëndrave, u zgjo
të lutem mos ki frikë..
Ecur në shtigje të panjohura
ngele sërisht vetvetja
Ajo vajza e vogël krahinore
mbyllur tek murret e dhomës
dritaret le hapur..kohës..
Po si nuk është e dashur,
një zemër femre,
kur vitet nuk e lodhën sado pak..!?

Duke pritur dritareve të shtëpisë
mbyllur në kullën e barit, në fshat
Për të parë qiellin me yje
mos gjeje vehten, universit..
Ku dashuria, lindur shpirtit
ishte lulja më e bukur
ta këpusje, nuk ngurove
kur e pe buzë greminës,
si gonxhe çelur në Janar…

Zog me krahë, shpejt u bëre,
vajte e rrëmbeve
mos e merrnin, të tjerë të pafaj
Qiellit mbi re, fluturove
në cilën galaksi qëndrove
më thuaj të vimë dhe ne..!?
Besoj do jetë mirë atje..
Mbase barometër su bëre
për të treguar kohën, në çdo stinë..
Mund të më thuash, këtu në tokë
Kur do kemi kohë me shi, apo me diell..!?

Tani është dimër, bën ftohte
gjete rastin të largohesh
Kur zemra kërkon pak ngrohtësi
shpirti pak diell,
tek ajo ndjenjë, lindur në largësi
Eja e dashur, po të pres
mos më lerë në vetmi,
nuk kam moshë, s’jam djalë i ri..

Nëse më ke dashur, vërtet
ashtu si unë ty, nuk të harroj
Mos më lëndo akoma, të lutem
tek buzëqeshja jote, aq e ëmbël
erdhur ditëve ngjyrë gri
Kur largon retë e murme
dhe shiun e zgjatur si litar,
rrëzon tokës së zhuritur
Bëhesh erë e marrë, sa e ndalon
duke e futur në shtratin e lumenjve,
Mos krijohen përmbytje,
kur koha ka prishur
gjithë kanalet kulluese..

Eshte vështrimi yt i çiltër
i drejton, të derdhen në detin jetë
Fener ndriçues shkëlqen
kur jep sinjale
anijeve në detin me dallgë trazuar
tokën ju tregon, të akustohen..
sa moti të ketë ndryshuar..
Ylberin plot ngjyra, tjetërson
Tek sytë reflektojnë, rezet ar,
sjellur agimet e ngrohta..
Një grimcë e imja, është aty
ajo buzëqeshje,
sa koha nuk e shpëlahu
mbetem ngjasuar me ty..
Dëshmi e dashurisë
që kemi përjetuar të dy..!!

About Post Author