Floriri Z Petra:Të shoh të heshtur…!?


TË SHOH TË HESHTUR…!?

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Viteve jini duke ecur,

me hapin tuaj te lehte

Çelu siç vjen pranvera

moj vasheze sy zeze,

si fllad zbritur prej mali

e degjon kur te thote

ky capken djali..!?

Eja me lule plot ngjyra,

te dua tu reflektoj fytyra…

Ne kopeshtin e madh dashuri

gonxhe e sapo çelur me je Ti..!!

********************************

Ah, te lutem mos u merzit

pse ky seriozitet të mundon

si një grimcë e karakterit ..

Shpesh herë dukeni e menduar

kur doni të qani vetem buzëqeshni

brenda qenjes nuk mundeni,

diçka vehtes tuaj i mungon

Shpirtit plagët kur i dhembin,

nuk mundet ti shikoje njeri,

Çelu moj lule, ngjyra mengjezi

plot arome, nur e bukuri…

Eh, moj mikja ime,

mua më sheh të qeshur

kur vargje shkruaj,

ashtu ju dukem në largësi

kur sy të tjerë, më vështrojnë

Më thua i paske gjithë ditët

me diell si në behar..

Fytyra të tregon jo vetëm

të qeshur e simpatik

por të bukur dhe pak nevrik..

Jo mos më paragjykoni…!?

Unë jam tip i butë, aq i thjeshtë

lum kush më lexon sytë.

kur dua të qaj, buzëqesh

se lotët koha mi ka tharrë

Gjithësesi jam i pranuar,

me këto cilësi

tek një sofër e madhe miqësi …

Se jeta çdo ditë ndryshon,

se kupton kur nuk sjell

vetëm ditë me diell

një pranverë të vërtetë ..

Ka dhe një stinë tjetër,

i thonë vjeshtë me shi…

Mos qajmë kurrë,

të mos derdhin lotë..

Sytë e tu te bukur, apo sytë e mi.

Një fillim jave me diell

të uroj si zogjtë fluturojnë

kaltërsive në qiellin e lire

Ngelesh mikja ime e shtrenjtë

udhëtimit jete,çdo dite vlera sjell,

Kur ndjehem vertet me mire…!!

Floriri Z Petra

New Jersey, USA

February 13th, 2020

Të drejtat e autorit rezervuar..