“FLUTUR” : Dua Lipa dhe Puma sjellin bashkëpunimin e parë në një koleksion veshjesh


Muzikantja fituese e “Grammy”  Dua Lipa u emërua vjeshtën e kaluar si Ambasadore e markës Puma , në krye të fushatës së tyre “She moves us” e cila inkurajon gratë të bashkëveprojnë përmes kulturës dhe sportit. Partneriteti i tyre ka bërë tashmë një hap përpara në publikimin e një koleksioni gardërobë kapsulë tëfrymëzuar nga vitet 90 dhe të quajtur me një emër shqiptar “FLUTUR”.

Ky koleksion përfshin katër pjesë veshjesh si dhe këpucë që përmbajnë një logo eksluzive duke kombinuar logon e Pumas me një flutur.

-“Për mua fluturat janë më shumë sesa thjesht krijesa të bukura. Ato përfaqësojnë transformimin, shpresën dhe metamorfozën.”- është shprehur ylli i muzikës Pop gjatë një deklarate . Koleksioni  Puma x Dua Lipa “Flutur” do të publikohët më 18 dhjetor në faqen e Puma-s  online dhe në dyqane. Çmimi i tij varion nga 30 deri në 110 dollarë.    

Burimi WWD.

H. Alimucaj

About Post Author