





Dokumentari që përcolli emocion të veçant tek të gjithë bashkadhetarët këtu në Philadelphia.
Tek dëgjonim zonjat të flisnin për historinë e tyre, të përjetuar në kohën e regjimit komunist, sytë përloteshin dhe shpirti kishte ndjesinë e asaj dhimbje që kishin përjetuar.
Fluturat e këtij dokumentari na treguan se Liria dhe Dashuria nuk vdes kurrë.
Falenderime te veçanta regjizorit të kineastit shqiptar z.Bujar Alimani me zonjën e nderuar Tefta Bajko dhe gjithë stafin producent të këtij dokumentari.
Kultura shqiptare shenon arritje me aktivitete te tilla.
Jemi shqiptare dhe parasegjithash mbajme lart gjuhen, artin dhe kulturen tone kudo qe te jemi.