Fluturat mbi krahun tim-Sami S. Shatri


Ditën plot me diell

ecja si përherë

atje kah Gërmia

n’lagjen Sofalia!

Aty pranë te pylli

nën erën e blinit

rr’idhte uji i ftoftë

thellë nga një rrënjë lisi!

Afrohem ngadalë

me duar nën valë

laja f’tyrë e qafë

ta shuaja atë vapë!

Ulem pak t’pushoi

një fllad seç m’përshkoi

shoh dy flutura t’shkruara

sa bukur vallëzojn!

Njëra sy kaltroshe

me krah pikaloshe

tjetra kafeloshe

trupin laratoshe!

Silleshin vërdallë

afroheshin n’gadalë

papritmas u ndalën

n’krahun tim të djathtë!

Dorë të zemrës zgjata

në pëllëmbë t’i mbaja

t’ju them dy-tri fjalë

fluturave krahë-artë!

Befas seç u treten

ikën plotë mall’ngjim

njëra shkoi kah jugu

tjetra n’përendim!

E tash pas shumë vitesh

dola prap n’Gërmi

seç më ranë ndërmend

Fluturat n’krah’t e mi!

Prishtinë