Mimoza Eliona Osmani
Flutur…
Më the , ti zhdukesh ndonjëherë,
Sikurse flutur në pranverë,
Që rend pas lulesh në blerim.
The faktikisht ,dhe vetë je lule,
Lule agimeve me vesë,
Më jep pak jetë prej buzëve tule,
T’ua thith nektarin dhe të vdesë…
Më the ti zhdukesh ndonjëherë,
Dhe s’më burgos në ata sy,
Por teksa zhdukesh, le ylber,
Ngjyrë gjurmësh për të gjetur ty.
Në fakt s’je zhdukur asnjëherë,
Ndoshta dhe pse më je larguar
Ky shtat magjik ,kjo puthje verë,
Dhe vdekur, ka për të më zgjuar…
Më the ti zhdukesh ndonjëherë
Dhe sërish shfaqesh si një flutur…
Të thashë këtu kam qenë përherë….
Dhe flutur veç kur ke qenë zhdukur…