Shire Dhima

Fol e vërteta ime!
Fol ti mali im ,që më sheh i heshtur
Për xixat rrethuar , shkëndija lëshojnë
Zjarret e mdhenj,tani janë bërë dreqër
Sa shohin një xixë,për vete e kafshojnë!
Fol ti bjeshkë e lart,me degët kurorë
Për një rrekëz të kulluar afruar lumenjëve
Ca të uritur sulen , si ujqit në dëborë
E pijnë rrëkezën,buruar poshtë shkëmbinjëve !
Fol ti rruga ime,tregoji gjurmët e mia
Tregoji ato pakëz ,që era ka harruar
Trego shenjën që ka bekuar Perëndia
Në atë pakëz dritare,sa perla janë shkruar!
Fol ti ajri im,fol ,sa herë ke dhënë oksigjen
Bimëzat e vogla,i ke dhënë frymë me gojë
Ti je vet e vërteta, gënjeshtrën e urren
Me sytë e tu ke parë,mjaltin mbledhur në hojë!
Flisnin ju zogj dhe lule, ju lisa shtatlart
Flisni ju bregore,sa herë më rreze ju kam mbështjelle
Ti qiell që më sheh me hënë e me diell
Ti det qëndisur me valë,dallgën kam ndjekur me vrap!
Fol vet ti bota ime,fol që jam bijëza jote
Për ty sa herë më Zotin kam folur vet
Ofshama dhimbjesh,zëra fëmijësh,po gdhëndin mote
Zëri im është atje ku e vërteta ndriçimin s’e tret!