Foleja e gjyshërve në dy kohë…
Kjo fole, fole e gjyshërve,
Seç më solli në kujtime,
Vitet ikin lënë gjurmë,
S’kishin kohë për ledhatime.
Bereqet për ta ish fjala,
S’kishin kohë me dhënë as puthje,
As për nipër, as për mbesa,
Koha për ta e limitume.
Si prush digjeshin në diell,
Në ograde tuj korr grurin,
Tuj kosit n’livadhe barrin,
Mbreti e mbretëresha prishnin gjumin.
Pas agimit n’arë tuj korr,
Të përhumbur në ograde,
Gjyshja me drapër në dorë,
Me kosë gjyshi tuj korr barrë.
Brez pas brezi trashëgimtar,
Stërnipër të Skënderbeut jemi,
Një copë atdhe për ne është mall,
Gjyshërit, si diamant n’zemër
kemi.
Vitet ikin shekull pas shekulli,
Gjyshër prapë ka çdo brez,
Koha me kohë ndryshon si Dielli,
Në çdo cep ka një fole…
Një fole ka në këtë botë,
Një tjetër në të përtejmen,
E mëshiruar në librat e shenjtë,
Emri “Zot”, i vetmi emër.
Në ëndrat e fëmijëve lodrojmë,
Si të ishin ata vetë,
Mjalti i mjaltit për ne hoje,
Si kosherja me shumë bletë.
Si dallëndyshja që ngre folenë,
Edhe gjyshërit kanë një strehë,
Nipër e mbesa mjalt i mjaltit,
Ilaç shërimi për ata do jenë…
