Folklor, art dhe histori


Eduard Demo

….
Ne shqiptarët, ashtu siç duhej të siguronim ekzistencën tonë gjatë shekujve, ashtu na u desh të zhvillonim kulturën kombëtare. Vendi ynë i ndodhur në kryqëzim mes Lindjes dhe Perëndimit në të gjitha krahinat e banuara nga shqiptarët qysh nga stërgjyshërit e tyre Ilirët , kanë ruajtur me fanatizëm të madh artin folklorik, duke nxjerrë rapsod dhe vjershëtor në vazhdimësi, e duke i trasmetuar bres pas brezi, përjetimet e mëdha, jo vetëm historikisht por edhe artistikisht.
Me gjithë ndikimin negativ të invazioneve të huaja të ndryshme në shekuj në vendin tonë, ato nuk mundën ta ndryshonin elementin etnik shqiptar. Mjeshtër të talentuar, sidoqë me punët e tyre kryer edhe për popujt e tjerë, me krijimet që realizuan, treguan aftësi të shkëlqyera në veprimtaritë e tyre realizuese dhe krijuese si në ikonografi, arkitekturë në punimet e mozaikut, të muzikës kishtare e të artit të të shkruarit. Duke arritur në këto gjini kryevepra të Artit botëror, futën brenda tyre edhe elementë të etnitetit shqiptar të cilat domosdo janë edhe pjesë e kulturës shqiptare.
E krahas tyre zhvillohej një art popullor me larmi kostumesh, në harmoni ngjyrash të lira, me këngë polifonike e rapsodi të ndërthurura me valle koreografike muzikale jo vetëm trimërore por edhe të jetës së përditshme.
Por poezia orale qëndron në piedestalin e artit pipullor. Me të drejtë është thënë se arti pasqyron historinë e popullit ashtu siç është, duke u bërë pjesë përbërëse e saj, por e trasmetuar brez pas brezi në formën e rapsodive, këngëve, vajeve etj.
Duke e vështruar në këtë në këtë kuptim folklori jonë mbart në vite dhe trashëgon energjitë krijuese me të cilat krahinat tona kanë prurë nga e shkuara ngjarje të mëdha në rethana dhe kushte historike të caktuara. Trashëgimia e këtyre kohrave të vështira, në momentet kritike ku rrezikohej deri në ç’bërje vazhdimësia e Shqipërisë, poeti popullor i përshkruan me vargje për të mbetur në kujtesën e brezave. Me një përkujdesje të thellë, të zgjuar dhe shumë rigoroze, ata kanë treguar se kanë qenë gjithmonë vigjëlent për ç’fardolloj situate, qoftë edhe ato të mbartura nga perandoritë e mëdha, në mënyrë që të mos ngelej pa trasmetuar brezave.

About Post Author