Folklori, art dhe histori


Eduart Demo

…. Atokohë kur atmëmëdheu ynë nuk ka patur shkrimtar e sigurisht edhe historian, ka patur rapsod dhe poet popullor. Ata janë burim i madh dhe i plotë i ngjarjeve të mëdh, paraardhësit e historianëve dhe shkrimtarëve të sotëm. Jo rallë herë ata kanë qenë vetë protagonist dhe pjesmarës në luftrat apo ngjarjet të cilat kanë ndikuar direkt në të ardhmen e Shqipërisë, e nga kjo ata kanë qenë shumë pranë të vërtetës e përshkruar me gjuhë të thjeshtë por edhe artistikisht mjaft bukur me figura letrare të arritura.
Në fillim të viteve 1900, shqiptarët në të gjithë trevat e tyre ishin mëse të ndërgjegjësuar se pushtimi osman qe zgjedhë shum e rëndë e domosdoshmërisht duhej shkëputur nga ai, të cilin nuk e kishin arritur dot më parë me kryengritjet e viteve 1878-1882. Por tashmë në prag kishin edhe një kërcënim tjetër, shovinistët fqinjë të jugut dhe të veriut, të egër dhe të mbrujtur me kompleksitetin e ardhacakut. Pra rreziku i coptimit të kombit ishte i pranishëm dhe të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare papërjashtim, ishin ndërgjegjësuar për këtë.
Duke e parë në këndvështrimin letrar, poeti popullor e përshkruan në vjershë këtë periudhë në mënyrë madhështore, të cilat flasin qartë qysh në vargun e parë me :
– Janinë të rëntë zjarri – jo si mallkim por si paralajmërim duke thirur nga thellësia e shpirtit të tij për zgjimin e bashkëfshatarëve, bashkëkrahinorëve dhe të bashkëkombësve të tij. Përmbledhja brenda një vargu e paralajmërimit dhe mallkimit është e dukshme sepse qartazi të jep ndjesinë e një klithme vajtimi për atë se ç’ka do të ndodhë së afërmi.
E për ta theksuar akoma më shumë, për të arritur të trasmetojë tek të gjithë në përmasa hiperbolike, gjëndjen reale në të cilën po kalonte vendi ai përsërit në vargun e tij të dytë :
-Raftë e të mbuloftë mali- e cila të jep të njëjtën ndjesi si në vargun e parë, por duke shtuar edhe një figurë tjetër letrare e cila rrit dhe personifikon madhësinë e një force gjigande në përmasat e tmerrit. Kurrësesi nuk mund ti gjendet fjalë tjetër për ti qëndruar pranë një tjetër fenomeni natyre, veprimet e të cilëve në mënyrë të përbindshme sjellin fatkeqësira katastrofike për mbarë njërëzimin. Pra kërcënimi për coptimin e trojeve ishte i tillë deri në ç’bërje dhe poeti ripërsërit, u djegsh dhe mos të ngeltë asnjë shenjë e t’u mbulofshin edhe gjurmët.
E më poshtë në vargun e tretë thërret me klithmë lajmërimi :
-Të erdh te dera junani –
Paralajmërimi, thirrja për zgjim apo shkundje nga plogështia duket hapur që është jo për dikë që është i panjohur për të, por për të afërmit e tij, të dashurit e tij të shtrenjtë, të cilët në kushtet të detyruara nuk mund t’u ndodhesh afër dhe pranë për t’u gjendur dhe për të përballuar së bashku me të në tragjedinë që do të ndodhte. Të ndodhur në situatë tepër të rëndë me armikun e vjetër në vatër dhe me një grup armiqsh rotull, të gatshëm për të sulmuar dhe rrëmbyer trojet e tyre personifikimi si egërsira të përçudnuara është më i gjeturi. Kërcënimi real dhe i pranishëm si paralajmërim nuk mund të thuhet më bukur se ” të erdhi te dera ” , e krahasimi me një të pabesë i pështirë, një i poshtër dhe i fëlliqur, me veset më të ulta, që nuk mund të bëhet as shok e as mik, dhe sigurisht e as fqinjë është më i ploti, e për këtë paralajmërimi përmban brenda edhe ndjenja vajtimi.

About Post Author