Forca e fjalës-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

FORCA E FJALËS

Me një fjalë të ëmbël mund të udhëtoj gjithë botën.
Mund të të përqafoj ty, me forcën e shpirtit.
Ty, që më ke prishur qetësinë.
Mundem shumë të të them,.. Brenda sekondash,..
Të jetojmë shekuj.

Dhe llambë gështenjë e një dritareje të errët,
Përngjashëm ti shëmbëllejë xixëllimës së zanës në mitologjinë e vjetër.
Orës së pikur, kur qetësi ti jetë kredhur qytetit të heshtur.
Dy planetë, s’ do të rreshtin së rrokuri njëri= tjetrin.