Forcë-Donike Rrethej


Donike Rrethej

Prej vetmisë nuk kam ma frigë prej vitesh,

as e drue dhimën ma ,as lodin ,

Jeta o t’vret , o t’mëson të rritesh,

( t’ban me msue o mbi ty rreh shkopin ).

Jeta , nuk t’shtron pjatën plot pa mund e lodhje

as t’nep me msue kohë t’g’jatë,

Jetën duhet ta kapësh me thonj prej flokësh,

( q’i do grimca me ti hedh n’pjatë ).

Nuk m’frigon ma kurrgja para mejet ,

e kjo ju ndodh njerëzve q’i njohin dhimën ,lodin e shumë kan humbë,

m’frigon veç ftohsija e botës e e disa shpirtnave t’ligj,

( se Jeta , me jetue Jetën duhet Forcë e Mund).