FORTUNA E MURLANIT
Në zëra të erës
Thyejnë heshtjen e robërisë
Nga era barotit rrënqethen malet
Mbi shkurre e gurë të vjetër
Krisma e pushkës nuk ndalet
Si stuhitë që s’ndalen
Plumbat fluturojnë larg
Ndër shpella të humbura
Ku prehen kujtimet
Një valle e çmendur në kohen e ftohtë
Furtuna i thërret ata që nuk tremben
Përballë murlanit pa qati
Çlirimtarët qëndrojnë të palëkundur
Si gurë të lashtë e të ngrirë
Në një betejë me fitore për LIRI
Safet Syla
Shtime, 05 Nëntor 2024