Fotografi në liqen


Gëzim LLojdia


Shpezët flenë në lagunë,nën dritëzën e hënës,
një kaçurrel i vetmuar , pozon përmbi kërcu.


Ardhja e shpesëve

Erdhën natën. Në fshehtësi. Kurkush nuk i pa. Si erdhën?
Ishin ftohur nga rruga. Besoj kanë udhëtuar trumba-trumba.
Viset e tyre i kishte mbyllur dëbora. U rehatuan anës liqenit në kallamishte.
Zbardhëronte laguna nga tufa e tyre të ndarë dhe në çifte.


Ikën shpesët

Sot liqeni vajtonte. Mbytur nga vetmia. Ujërat dallgëzonin.
Ikën shpesët. Kurrkush nuk i pa. Si ikën? Nuk e di.
I kanë besuar natës. Për të udhëtuar .Me hënën e ngrënë.
Në mëngjes do të popullojnë ,liqenin e viseve të tyre.
Pika e lotit mbeti. Mbi hapësirën pa skaj të liqenit.

About Post Author