***
Fort i dua buzët e tua me aromë trëndafili që t’i puth në natën
e mbushur me drithënë,
duart e tua t’më prekin dua si muzgjet kodrat e zhveshura larg.
Që brenda teje të futem në lirinë tënde të shpirtit,
thell në zemrën tënde të fshihem dua,
si dritë e yllit në k’të natë të pazëshme të ndizem si pishtar
për shpirtin e bardhë.
