Fragment nga romani ” Dashuritë e Luizës”-Brixhilda Dede


Fragment nga romani ” Dashuritë e Luizës”

Asaj, era i frynte në vesh me zërin e një mashkulli. Lënë kangjëllat e ballkoneve të flisnin ndënë dhëmbë.

Goja i prodhonte hoje mjalti.

Fjalët, si një rrjedhë emblemë të rrënqethnin trupin.

Shpesh harlisej buzagaz mes aromë trëndafilesh përkuar me shpirtin e blertë, pëshpëritur në rrokje fjalësh,.. Se do ta donte, deri në amshim.

Sapo kish rrënë në shtrat mbështjellë këmbët, si të mbante mbi supe muskujt e lodhur që rrëndonin qepallat e gjata ku shtrihej qetësisht një muzg i magjishëm mbrëmjeje.

Si në zaharat e Kalaharit, vinte dritë e fundit e përgjumjes, mesnatës kur yjet ndërronin fole.

Dukej atë natë, ylli i saj binte tokës si metor goditur në mendimet e zhurmshme të një dhome me personazhe të personifikuar.Ngritur trembur, e tulatur humbur ndjeshëm fuqinë që zotëronte më parë, vetëm prej lotësh të ngrohtë rrjedhur faqeve të murme, kuptoi se nuk mund të ishte e vërtetë ç’ ka përjetonte,..

Kuturu shkoi në guzhinë për të matur tensionin, ndërsa shihte të gjitha orendetitë përmbys.Oh, jo,..

Ç’ farë po i ndodhte?! = Nuk ishte sëmurur asnjëherë më parë.

Përse tani?!

Shihte në përgjjumjen e natës me vështirësi fytyrat ëngjëllore të fëmijëve e lutej të vinte sa më parë agu e ti drejtohej qëndrës më të afërt shëndetsore të qytetit ku jetonte.

Teksa zogjtë zgjonin zemrat me gulçitjet e harruara prej njerëzisë. Ajo puthur ëngjëjt e ditës së bardhë e falenderuar krijuesin për ditën e re, me guximinin e një femre hyjnore hidhte hapat drejt së panjohurës.

Sot,..= e deshte veten më shumë se kurrë.

Sot dhe gurrët i dukeshin margaritarë. Oh, ato pyje jeshile që po sodiste nga dritarja i dashuronte si fryma e jetës. Edhe atyre luleve që mbante në duar ai djalosh i ri, kapur vështrimi në hapjen e parë të derës, ja u ndiente aromën.

Mjeku, ngjante dashuruar me të nga pamja hyjnore dhe madhështia e saj, teksa shikimet e tyre u kryqëzuan.Por, fatkeqësisht nuk kishte mundur të gjente shkakun dhe sëmundjen e saj, kjo e shqetësonte.

Rrokur supeve, i dha disa hapje qetësuese duke i sqaruar se ishte mirë të shkëputej për pak kohë prej punës që bënte, marë lejë për disa javë.

Tashmë, banesa do ti bëhej këshjellë me mure të gurtë vetmie e memecërie.

Fëmijët, sapo kishin mbërritur në shtëpi, si të ishin bashkuar me trajektoren e një trishtimi të heshtur puthinin pa rreshtur Luizën e përgjumur prej hapjeve të mjekut si të donin ti thoshin se prania e saj ishte vetë drita e diellit që hynte nëpër ato çarje muri për tu ngrohur sadopak zemrat e përkundura prej errërave të jashtme.

Luiza, binte në një gjumë artificial në prani “mjekimesh” pa kuptur se ç’ po i ndodhte në të vërtetë.

Shpesh, përpëliste nga pak sytë parë lotët në faqet e fëmijëve rrënë si degë të varur plepash në brendësi të liqenit.

Aty, ku shpesh zhytej thellë ajo e përsëri dilte si një zambak i rifreskuar prej shiut.

Mendimet i shfaqeshin si pistil i bardhë, pritur thekët të fuqizonin rrahjet e fjalëve të zemrës.

Nën gufimin e një gjoksi gruaje plot ëndrra.

Brixhilda Dede @