Fragmente nga qyteti që shpërndan britma në vetmi !….
Një poezi ndryshe nga imazhi njerëzor i poetit Marash Mirashi dhe romani i tij “Brirët”.
Skalitja e fjalëve në vetminë e ndjenjës “Britma në muzgun modern” më çoi vemendjen në një imazh tjetër të poetit Marash Mirashi. Sikur më drejtoi në një tjetër labirinth me përjetime tronditëse në shpirtë….Ka njerëzim në muzgje e krahë kryqesh, ka serenata që thyhen në dritare me këngë, ka timbra të lëkundur e të ndrojtur si fëmijë, ka mendime që pështillen në kujtesë si të thurura në pëlhurë, ka miqë me udhëkryqe kohësh e ëndrra të lagështa, por Bota që rrudh vazhdimisht brengat në harrim e në frymëmarrje psherrëtimë, është ajo muzë poetike që sjell Marash Mirash në vëllimin poetik “Britmat në muzgun modern”. Duket sikur aty çmonton veten me kacavidë, për të ndjerë “togun e ditëve të humbura” dhe aromën e ajrit vetimtar !..
Cfarë fragmente strikte vetmie!?…
- Në shpirt kam forcë e karakter
luftoj me trup edhe me brirë !….
Si një histori e gjatë dhe e ngatëruar, me një shportë me brirë, romani i Marash Mirashit rrëfen gjithçka përmes një titulli me fabul interesante “BRIRËT”. Romani nuk është produkt i fantazisë së yshtur,por një e vërtetë misterioze,e tmershme,e frikshme dhe e padëgjuar më parë…
Raporti “sekret” për rënien e brirëve në Republikën e Babzilandit nga grupi i ekspertëve, me një ngjarje të pazakontë,ishte një kolaps i përgjithshëm ku atdheun e Babzilandit e presin tatëpjeta të vështira.
Në këtë roman i kumteve brirnëse, me një ëndërr të keqe pranë kasolles ku Kryebariu zgjidhte në vetvete një “ekuacion” kohe përpara kodrave të buta me shkurre e hardhi me “mynxyrë brirnëse”, autori na sjell një fantazi të çudtshme e realitetit më ekstrem të kohës.
- Rënia e brirëve në Babziland ka tronditur opinionin publik, si një rrezik që i kanosej republikës. Lajmi i trishtë që kishte pllakosur lëndinat e Babzilandit, u përsërit aq herë në kronikat e lajmeve, me një raportim të paduruar e dëshpërues. Në bulevardin “Barinjtë Martirë” zotëronte një ankth i paparë. Aty eskorta e barinjve me kokën ulur, kishte marrë formën konike të shkrehur, me dy brirët e stampuar në sfond nënjë qetësi të rrejshme ku ka mbërritur “stuhia e rënies së brirëve”. Ushtarët e gardës me sfurqet që tundin në ajër, presin daljen e Kryebariut në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit, për të zgjidhur kolapsin republikan me “rrezen e vetme të shpresës”. I tërë kombi ndodhet në një suazë ironie për shkak të rënies së beftë të brirëve, dhe kjo “fatkeqësi” shikohej si një ankth i madh….
Ekonomia kishte marrë tatëpjetën. Lëndinave të Babzilandit nuk dëgjoheshin më as pëllitje,as blegërima. Pirgjet me brirë gjendeshin kudo fshatrave të Republikës,duke u tharrë në diell,prej nga vinte një erë varresh…U bë histori e madhe “të burgosurit e puçit të brirëve” dhe që nga karrocieri i stallave deri tek bariu i shërbimeve inteligjente mereshin me kujtimin e pikëlluar. Historia e brirëve vazhdonte të ishte prezente dhe “sfidonte” rutinën e përditshme.
Erdhi edhe “Ribrirëzimi”, që kërkonte “Burnesha” siç ishte Samanta. Gjithë vendi u përfshi në lëvizje, reformime e vendime të jashtëzakonshme nga autoritetet.Evakuimi i gjithë sasisë së brirëve të rënë anekënd atdheut po shoqerohej me dezifektimin e vatrave më të nxehta të rënies së brirëve.
U formua si intitucion edhe dekorata “Briri i Artë”!….Tirrvuli vazhdonte të ishte i ngrysur dhe i dëshpëruar. Laksativët në mënyrë të çuditshme e të pabesueshme shënuan fillimin e rënies së republikës baritore dhe Kryebariu ra në “koma primare neurologjike” !…
Faqe pas faqe, ndjekim një rrëfim interesant të romanit, në një histori, që rrallë formohet në spektrin e një vendi nga galomania e brirëve të korupsionit si “kancer nevralgjik” në trupin e një Republike,që fundosi më në fund “një dinasti!”.
Marash Mirashi, ky poet i fantazisë më ekstreme të emocioneve të fuqishme, të “drithmon” shpirtin me “duzinën” e shprehjeve të rralla letrare. Jo vetëm me vargje “lëkundëse ndjenjash”, por edhe me një artikulim prozaik të bukur në romanin më të ri në vitrinat e librit shqip.
Është një autor i brezit bashkëkohor shqiptar që nuk braktisi kurrë vendin, që nuk harroi “psherëtimën” e muzgjeve gri dhe i dha kujtesës njerëzore një vokacion tingëllues si në një këngë valsi. Ai dallon si krijues i peisazheve bujqësore shqiptare përmes emisionit më të shikuar “Hapësira e Blertë”, shquhet si poeti i vyrtytshëm i ndjenjës humane njerëzore, mbizotëron realitetin me këndvështime të reja si në një “pasqyrë të thyer” që nuk ngjit mendimet. Takimi i poezisë “Muzgjet moderne” me fjalët prozaike të romanit “BRIRËT” janë ai moment kulmor i autorit në një veprimtari krijuese të bukur përmes fjalës dhe veprës ngazëllyese në shpirtë. E them këtë jo për të kënaqur Marashin, por për të theksuar me forcë një autor shqiptar bashkëkohor që jeton intensivisht me atdheun, që prodhon nga laboratori i tij krijues të veçantë, që “stigmatizon” realitetin me grinë e ndjenjave të arta për të mposhtur “izolimin e vetvetes”.Si individualitet krijues i përket asaj race poetësh që vërshuan nga brigjet e Lezhës me një atmosferë artistike që dallon nga rrethet e tjera të vendit si nga formimi, ashtu edhe nga prurja letrare në shumë kohë. Marashi nuk është mendjemadh apo i tërhequr, përkundrazi është intensiv në “llogoren krijuese” të vendit me një stilistikë të veçantë që shkon drejt të përkryerës. Romani “BRIRËT” e tregon më së miri unin krijues me një forcë të jashtëzakonshme depërtuese në gjealogjinë e fenomeneve jetësore. Formimi i personazheve të vecantë plot mistere i jep dritë të re rrëfimit dhe kjo prurje gati poetike e shpërthyese simbolizon vetë genin krijues te autorit.
Në togun e ditëve të humbura
Me aromën e ajrit vetimtar
Marash Mirashi – poet
Sjell “Britmat në qytetin modern”
Duket si një ç’montim me kaçavidë
Një frymëmarrje psherëtimë
Për të ndjerë labirinthin e fjalëve
Në përjetimet tronditëse në shpirtë!…
Ka njerëzimi muzgje e krahë kryqesh,
ka serenata që thyhen në dritare me këngë,
ka timbra të lëkundur e të ndrojtur si fëmijë,
ka mendime që pështillen në kujtesë
të thurura si në pëlhurë…
Ka njerezimi miqë me udhëkryqe kohësh
e ëndrra të lagështa
Bota rrudh brengat në harrim
Fragmente stikte vetmie
Sjell poeti në vargjet e librit !…
Është skalitja e fjalëve
në vetminë e ndjenjës
“Britma në muzgun modern”
që çon vemendjen në një tjetër imazh
në tjetër zgjim unikal !…
Spasse Thanasi e Marash Mirashi gjatë një emisioni televiziv
“Hapësira e Blertë”.