Fran Ukcama:O hero i zhgënjuar i thua vetes…


Fran Ukcama:O hero i zhgenjuar i thua vetes…

Ti ke luftuar per kete Atdhe nje jete,
Ti mund te jesh nje Nder Kombi,
Hero,
Ti pra, mos keqkuptoni,
Jo une,
Une jam nje i luftar thjeshte…

Ti shkon nga halli diku ne nje zyre,
Troket, pret, me ore,
Ne nje Spital spiral i pamundur ke nevoje,
Shtetror se privatin kurre nuk e arrin me nje Palo pension,
Te presin çapaçula, çuplina,
Te pameritoret,
Te palexuarit,
Te indroktinuar injorances, hashashit, qejfit, ajfonave,
Zhgrryrjeve ne zyra,
Jo si sherbenjes por si padron,
Te pyesin, xhaxha, kush je,
ketu çka don!??
Te lene pas dere,
Te kqyrin nga duart,
te zvarritesh si zhapik mbi barrele,
Sikur je nje rrecke,
Sikur nuk ekziston..!??

E ne zhgenjim trishtimi veten pyte,
O i humbur,
I kesaj Jete surbull pa ngjyre,
Pa emer ,
Me humanizem deke,
Demokracie te paverte,
Kush je,
Ku je,
Ne Dheun tend,
A ne fund te
Botes!??

Ti, se ti je hero Vertet,
Jo une,
Une numeror i thjeshte ne rreshtin pa fund,
Ti kqyr veten si po vdes pa nder,
Si Kerkush,
Pa vlere, si populli e thote,
” Si qen ne rrush”

Luftove, sakrifikove, u nderove,
E pse, per keta hibrida demokracie,
Per keta halabak,
Militante aventuerer,
Ti, pra jo une,
I revoltuar deri ku me nuk mban,
Qiellin kqyre perpjete
Zotit,kot si tregon asgje,
Se keta mekatar moster, nuk njohin as nder, as humanizem, as zot,
Vetem Lekun, interesin qejfin,
Vetes si marre i çrresh:

-Kot luftove, o i mjere,
kush nuk te din, nuk te njeh,
te dhjefsha Emer, tituj, dekorata, grada,
Kthej, kthej, ose hidhi ne pleh,
Ne mender,
Pa shkelqim, pa vlere!!! 

About Post Author