FRENO MLlEFIN
Nëse do që të kesh sukses
Mllefin në jetë ta kalërosh
Dështimit mos i lë akses
Frerin në dorë fort ta shtrëngosh.
Udhën le të ta zgjedhë mendja
Pasi ta dëgjojë nga zemra dëshirën
Kalëro fort dhe ti mbi ndjenja
Arsyeja do ta bëjë më të mirën.
Madje dhe shpirti fort e pëlqen
Atë çka zemra ia sugjeron
Sa herë që koka rrëzëllen
Drita e saj shpirtin e praron.
