Frika është si zjarri…Nexhbedin Basha


Frika është si zjarri,
Si shkarp digjesh kur s’di ta përdorësh,
Si një rrufe të vjen nga mali,
T’kurresh i tëri dhe prej saj marrosesh.

Kush gëlltit një lugë çorbë të prishur,
Vjell tërë jetën…
Fjalë që peshojnë me okë,
Të ndjekin nga pas, si një rrobe e vjetër.

“Frika mund të jetë dhe e dobishme”,
Legjenda e boksit Tysoni, ta thotë…
Kur je i përfshirë në flakë e s’korigjon as shënjestrën,
Jetës s’ja di vlerën dhe s’flet me këmbë në tokë…

Këto vargje “ditës së zjarrit”, ja kushtoj,
Se edhe s’puntën prej saj e kam marr,
Vargjet kanë vlerë kur ti reflekton,
Dhe ortekun që vjen nga mali me fuqi e ndal.

E shenjtë kjo ditë zjarri 8-dhjetori,
Kur sheshet shpërthyen si vullkan,
Amanetet e 91′-njishit në vend kanë mbetur,
Urragani ka hesht dhe s’duhet të ndal…

Kur shoh një copë gurë mermeri mbi televizor,
Historinë e rënies së bustit diktatorit më kujton,
Tek ky simbol janë ëndrat që ne kishim ndër vite,
Ndaj s’duhet frika e zjarri të na tremb…

E dua diellin të më ngroh e hëna të më ndriçoj,
Se në djep jam përkund me nina-nana,
Këshillën e prindërve të ndjerë, kur s’do ta harroj,
Si një yll polar bekimin e pres nga hana.