FRONTIT TË HAPUR


FRONTIT TË HAPUR
(a edhe ti Brut..?!)

Sa herë që nga të tjerët nxiteshe
Frontit hapur t’i vëheshe në ballë
Nga Brutë e Kasë, lirë shitëshe
E ti akoma u besoje, o lalë..!?
*
Sa herë pas shpine të ngrihej prita
Nga ata që i ushqeve sikurse këlyshët
Të qëllonte për vdekje e tyre merita
Që ndoshta e trashëgonin nga gjyshët!?
*
Të binin pamëshirshëm pas shpine
Njëri me thikë a tjetri me pallë
Më keq se të ishin pjellë prej shkine
Ky ves gjakpirësish si ujqit në llavë.

© Kasam Shaqirvela

About Post Author