Fry moj erë…Leonard Pipa


Fry moj erë shkulna, grisna,

Zhvatna shpirtin andra andra,

Shqepna, shkundna, shina, nisna,

Hana,grina porsi lakra.

Fshihna nga defteri i vjetër,

Grina shpirtin në rrende,

Zhubrosna si copë letër,

Hidhna në koshin me pleh!

Krehna flokët e pakrehur,

Që nga koha e majmunit,

Merre sofrën e pa shtruar,

Djathin sherrin e sapunit…

Thonë se do të shuhet hëna,

Bëhu shkak ti dali shkumë,

I kanë mbetur dy të zëna,

Njërën e kafshova unë!

Thonë se do të fiket dielli,

Do të bjerë në shesh qielli,

U bëmë si luledielli,

Fry o erë në një vrimë fyelli!

Fry të fryftë e të shpëlaftë,

Ariu me një bredh mjaltë,

Merri andrat penë pa dyll,

Dëndi tutje nëpër pyll.

Gjoksin ndaj e kam zbuluar,

Si nga Vlora ke harruar?!…

Bëjë ditën e paditë,

T’ia shoh dritën mbyllur sytë!

T’a shoh frikën në fytyrë,

Bëje erë botën çaftera,

Mos më lerë në dorë të ndyrë,

Që më la të pres tek dera!