Sot dua të shkruaj për dicka shumë të vecantë, sa frymëzuese aq edhe të fuqishme. Scrolling në Instagram , Reels , Tik Tok përpos kohës së konsumuar të jep edhe mundësinë të njihesh me perspektivën e shumë personave për trendet më të fundit dhe jo vetëm. Por është bukur të shikosh persona të cilët kanë gjetur mënyrën e tyre origjinale të të shprehurit lirshëm, persona nga të cilët mëson të vlerësosh veten dhe kupton se sa e bekuar është vetë qenia jonë. Kleoniki, artistja për të cilën po flas , është një figurë e njohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, por sot dua të theksoj një anë tjetër të talentit të saj. Energjia e lartë femërore , një shkallë e lartë e vetëdijes dhe vetërealizimit , sensualiteti dhe spiritualiteti përcohen qartë përmes profilit të Kleonikit. Të gjithë diturinë e marr prej eksperiencave të shumta ajo ka dëshirë ta ndaj me këto që beson në potencialin e saj. Ditët e fundit ka rënë në sy mënyra e pazakontë me të cilën lajmëroi vendimin e saj për të mos vazhduar lidhjen me partnerin. Them e pazakontë pasi Kleoniki tregon vlerësimin për kohën e kaluar me të dhe është mirënjohëse, gjë që rrallëherë jemi mësuar të shohim nga personazhet publike.
Nga Hortenca Alimucaj