
FRYMË TË VDEKURA
~ vijim~
Era, si një mike e paftuar turfulloi prej dritares së hapur.
Fustani i nusërisë që prej javësh qëndronte varur tek dera e dollapit u rrëzua mbi komodinë. Prej aty bashkë me gotën e verës së kuqe u dergjën parketit si ushtarë të vrarë.
Tastjerë e ftohtë përcolli mesazhin si ta postonte një qënie e padukshme, e pa shpirt,..
Bëhu e fortë!
Ti ke forcë brenda teje, lufto!
Luiza sy përlotur shkroi,..
Koha po ma ha shpirtin si zhgabonjë e uritur. Ndërsa përpiqem të mbaj me kuriz shkëmbin për të mos rrënë lumit e rrëmbyer kujtimet e bukura.
Ti e varrose dashurinë, pa i dhënë një mundësi të dytë.
Ndërsa unë e varros për të harruar.
E zhvaros se përmallem e më mungon.
gjetur, kasën bosh,..
Dhimbje të tillë mos ndjeftë njeri!
Mjekët më kishin rekomanduar se në jetë duhet të përpiqesh të jesh e lumtur për të mos u përsëritur i njëjti problem shëndetsor.
Eh, ku ta gjesh lumturinë e vërtetë,..
Ajo, vetëm një herë troket në jetë!
Përgjigja erdhi e akullt, sa e rrënqethi.
Luiza, nuk po u besonte më syve.
Zëre se kam vdekur!
Unë si kam dhënë kujt tjetër dashuri veç teje.
Tani që vdiqa s’ jam më!
Përse mëzitesh,..
Luiza, nuk vonoi të përgjigjej.,
Blloko këtë faqe dhe ç’ do rrugë që të çon tek unë.
Është krim të zbulosh të vdekurit.
Zoti të dhëntë ymër! ( jetë)
Të dërguarit e zotit janë komunikues, jo egërsira.
Unë Luiza Mile, u linda të marr e të jap dashuri, urrejtja nuk gjen vënd këtu, largohet vetë.
Duket sikur dikush që ndodhet pranë teje të mbush me mllef. Zbrazur helmin si pigment në qënien time. Ngjason me përbindësh, nuk po të njoh më,..
Ndihej keqardhje për këtë fund të trishtë të cilit nuk do ti jepja më alternativë tjetër.
Do të lutem për shpirtin tënd!
2023