Adelina Mina
“FRYMËMARRJE NË KOHË POEZIA”

Ka dritë, ka jetë,
Tek luftoj ngulmuar e zgjat krahët,
Që asgjë mos t’më ndalë,
Dhe dielli një portokall çmendurak.
Ne udhë tepër të gjata,
Deteve te largëta,
Era s’me frikëson, as vapa, as ngrica,
As rrebeshi shkrepimtar..
Sa hov pa u lodhur rrugëtimit,
Rend si uji, si delirësia,
Kujtimet mërmeritin refrenin rrugetires se heshtjes.
Ka ardhur mengjesi, nje tjeter dite,
Pemet zhduken zhurmes se detit,
Tej horizontet,
Qetësia e vërtetë, rron mbretëruar,
Keqardhje fatet, Jeta.
Frymoj përmes kohës dhe hapësirës,
Kurora degësh te gjelbra te lisave,
Ku çerdhojnë zogj,
Bien grimca dielli mbi stoline e tablose më të bukur.
Ruaj ngrohtësinë e një vështrimi,
Ndjenjat peshohen në heshtje,
Nje yll keputet,
Sa shume kam ëndërruar,
Jete e shkurter,
Shpresa shtrin rrënjët thellë,
E duaruar, e palëkundur,
Dashuritë buqeta paqeje të përjetshme,
Në dyert e zemrave,
Ka dritë, ka jetë…
Adelina Mina
2025.09.14
@COPYRIGHTRESERVE