Frymëzim!Tyran Prizren Spahiu


FRYMËZIM!

I shoqërisë snob nuk jam

as bohem i zbritur nga parajsa,

koha kurrë nuk mjafton

bashkërisht të lundërojmë, kënaqësitë e botës të shijojmë,

nuk dua të të quaj bashkëshorte, mistrese,

oxhaku që ngroh shtëpinë,

je më shumë

je jeta ime që gjallëron në mua,

aty frymon,

e imja piktore, ti, gjallëron vet natyrën

zbrite në krahërorin tim,

heshtur, aromën e të bukurës nektar solle.

*

Zonjë

nënë e fëmijëve të mi

çastet më magjepsëse ti më ofron,

ëndrrat e çiltra më jetëson

dua me epsh të rrallë të të arrestoj me dashuri

dorën, zemrën time ka kohë ke burgosur,

dorëzuar jam

thure shpresë egos time të etur

më mësove ç’domethënë jeta vet.

inspirim je, që pasuron qenien time

lehtë posi pupëza

rrëmbeve rininë time të rebelosur

ujërave të qeta drejtove anijen e ardhmërisë.