Frymoj se të ndjej-Floriri Z Petra


kur vjen si hije, mes ëndrash..

jetë ndjenja dashuri

afsh që nuk shuhet kurrë..!?

Erdhur kësaj jete, nëpër labirinthe,

për ty o femër e lirë..!?

Duke me zgjuar

nga nje gjume endrash

Prag dimri, te ndjehem mire..!?

********************************

Fytyra njerzish shfaqen,

horizonteve,

të sëmurë nga koha..

Nuk mundem nga larg të dalloj

qënjen tuaj, ulur në një stol..

Shoh mes skutash, pejsazh natyre

një zemër të lënduar..

Ku sy të vegjël provokues

shpirtin më ngacmojnë..!!

Gjakun e dhimbjes, si shënjë besimi

derdh mbi fletën e bardhë..

Në vija të drejta, të një pentagrami

nota trishtimi sjellin për jetën

lotët e nxehtë, nga sytë kur bien

Duar intrigante takohen, shpesh

në çaste intime, ngjarjesh

duke duruar dhimbjen…

Në këtë jetë kanë lindur njerëzit

dhe do largohen,

ashtu pa bërë zhurmë, një ditë,

siç ecim udhës jetë ne të dy..

Por tek shpirt yt shoh, një ndryshim

kaq të thellë, si një vezullim..

Sa herë të mungoj, hapën një dritare

bëhesh shkak, për të erdhur aty.

Kërkon të jem unë pasoja, më e mirë

sa më pranë me ty,

të falësh të ëmblën, dashuri.!?

Por sytë errësuar, nga ajri i ndotur

kur smogu na qëndron,

si perdhe resh mbi kokë..

Presim shiun e stinës të bjerë

të shkrijë borën e mbirë trupit, tonë

në prag pranverë…

Mushkëritë kërkojnë ajrin e pastër

shpirtin ta ndjejmë të lirë..

Kjo më jep forcë të jetoj,

të shkruaj vargje çdo ditë…

Duke lehtësuar vehten time

nga damarët e kohës,

tek një trup i braktisur..

Ky largim i përkohëshëm

nuk sjell mbytjen,

në një pellg me ujë, krijuar nga shirat

sado etje e zjarr të ketë shpirti….

Shoh diellin të lindë, shkrepave

drejt brigjeve të detit..

Ti mos u bëj nimfë e verbër

kur shikon me zemër,

afrohesh shpirtit tim..

Dhuron puthje të zjarrta

sa çdo poet do ti kishte zili,

Të jetë kjo një marrëzi . . !?

Le të thonë ç’të duan,

nuk je bërë e marrë, si poetët

kur shohin me sy, plasin me zemër..

Këtu ndryshojmë nga ata

Ne të dy..

Kjo më lehtëson të jem, pranë teje

të ndjej se frymoj, kur vij tek ty..!!

Kesaj stine dimri,

perkedhelur nga floket e bores

qendruar mbi koken time, si çati..

Floriri Z Petra