Fshati Burim-Gezim Llojdia


1.

Ca vjet më parë një miku im, që kishte punuar në fshatin Burim ma rrëfeu këtë histori:

2.

emëruan në fshatin:”Burim”.Të gjithë më thanë :Shko sa më parë.Çdo bësh këtu.Këtu s’ka ujë, në dimër.Atje ehe si derdhen ujërat!Ujë andej,ujë këtej,rrape të mdhenjë.Si thonë kot :Burim.Fushat janë me ujë.Kanalet plotë.Çezmat, që rrjedhin pa pushim.Çfarë kërkon njeriu i shkretë në këtë kohë zhegu?Mos u mendo dy herë.Te klubi i fshatit tonë,njeriu që vërdalisej tërë ditën ,më pa me habi.

-Ende s’ke ikur, më tha.

-Po ti ç’hynë në këtë punë?E pyeta.

Babai më tha :Eh ku ta gjenim këtë fat.Të të emërojnë në Burim.

Fshat me ujëra.Shko sa më parë.Do të ngopet syri me ujë.Këtu pesë mëhalla, një çezmë .Atje eh djalë i thonë:Burim.

3.

Ika në mes të gushtit.Që ditën e parë më nxorrën në terren.Brigadieri nja gjashtdhjetë vjeç.Dhe normistja.Vapa kishte filluar në mëgjes.Qamet i madh,thosh brigadieri.

Fshati quhej :Burim.Por gjëkundi ,nuk po mi zinte syri? I pyeta.

-Ku janë burimet?.

-Atje-më thanë.Dhe ikëm ashtu një cop herë.

Rrugë pa rrugë.Fshati tipik jugor.

-Arritëm?

-Ende jo,tha normistja

Normistja më tha se duhej të firmosja një bordero tjetër.

-Ç’është e pyeta?

-Borderoja e ujarit.

Brigaderi më pa në sy.

-E kujt?

-E ujarit.

-S’ke dëgjuar jo.Ç’punë është kjo?

-Shpie ujë te punëtorët.

-Po këtu i thonë burime. Ç’punë ka ujari të shpier ujë, kur fshati ka gjithë ato burime.

-Kështu i ka mbetur emri,se burime s’ka.

Ka në fakt një burim të vogël ku,mbushin gratë e fshatit, por është në perëndim të diellit.Ai ka qenë burimi i vetëm në kohë të kohës.

-Po ku është ai dreq burim?Para syve e ke .

Ishte një curil e vogël.

-Ja e shikon. Si pikon pikë–pikë.Ky është burimi.

I pash në sy.

-Po talleni?

-Pse duhet të tallemi!Me këtë kandisemi prej vitesh.Bëjmë ankesa në komitet.

-Keni ujë, na thonë.

-Aq të kishim edhe ne.Të tjerët s’kanë fare ujë.

4.

Copëra qelqesh.Nëpër diell, uji rrezatonte.

-Si është puna e emrit,pyeta brigadierin.

-Emri na mori në qafë.

-Kemi kaq vite, që nuk na dëgjon njeri.

-Keni burime,ju na thonë.

-Po emrin, pse ja keni vënë Burim?

Kishte emër tjetër.Nacional.

U tingëllonte keq.Të tjerët na quanin

“Fshati i ballistëve”.

-Aty pas ‘45.Komiteti ekzekutiv mori vendim për të ndryshuar emrin.Besoj nga vitet ’70 u bë realitet.

Dërgoi një grua .

Brigadieria, që u bë anëtare e KQ.Ajo gjeti emrin e fshatit tonë. Erdhi deri te kryqëzimi me fshatin e poshtëm.

Kishte një javë që binte shi me gjyma.Ishte dimër dhe ujërat e prroskave kishin shpërthyer.

-Nga vjen gjithë ky ujë ,pyeti .

-Lartë nga burimi- i thanë me te qeshur djemt te shtegu i Vrizës.

-Shiko, i tha shoferit të saj.Një rrugë e dy punë.Fshatin e quajmë Burim.Ujërat e tepërta i përdorim për vaditje në fshatin e poshtëm.

Pastaj i tha shoferit.

-E ke atë këngën e famëshme përmetare:”A kanë ujë ato burime?

Që atherë quhemi Burim.Por ujë s’kemi.Askush nuk na dëgjon.

-Epo kur ankohen për ujë edhe ata të fshatit Burim,thonë.

Sidoqoftë, fshati edhe sot i thërasin:Burim.