Gezim Llojdiaj
1.
Një fshat, ku bora pllakos në dimër.Dhe kishte vetëm një udhë. Në kohën e shkuar.Sot ka tri udhë, asfalti.Dhe ajo çfarë gjenë përpara është fushnajë me gurë.Gurë në ledhe.Gurë në murre.Shtëpi prej guri.Dhe pemishte, rrethuar nga murre guri.Ky është Progonati.Në qëndër ka një rrap.Madhëtor.Kurrora e tij, në dimër, pushtohet nga bardhësia.Në verë krahët e tij, hijezojnë krejt.Poshtë rrapit është stadiumi.Edhe ky me gur.Mbi këtë lartësi deti. Pastaj vijnë lagjet.Pemishte dhe gurë.Atje ishte spitali.Dhe shkolla në qendër.Një luzmë uji, rrëshqet vërtik në kanione. Zhvendosjen e gjetheve,shoshitje. Një lumë , që s’është lum shoshet dhe bie copë-copë në të cilën nuk shihet nëpër shkëmbinj(këtë nuk e shohim kurrë).I gjithë terreni, përfshihet në gri.Pemët janë gjysmë ajri. Ato çajnë qiellin, mund të numërosh gjethet,krahët e tyre.Shtëpi të braktisura.Të tjerët, po kthehen nga emigrimi.Apo më duket mua?Diku vasha ka varur një çarçaf të bardhë të ndritshëm.Jashtë në diell për t’u tharë.Fshati…
2.
Gjatë vozitjes nëpër shtigje guri.Lagjia e të parëve të mi është në thëllësi.Mbaj mend kur bëheshin dasmat në socializëm. Njerëzit, që veshin të bardha.Nxinin fytyrat me të zezën e kazanit.Dhe gazi, që ndihej tej përtej. Ata, që dikur i shhnin në moshë të tyre. Na dukeshin si Kiri i atij filmi babilonas.Sot megjithëse gradualisht e humbin këtë tipar ,teksa plaken.Vë këmbën te guri i prakut.Paksa i trubulltë.I thinjur në mendime.
Një pyetje kam bërë gjithë kohën.Sepse të gjithë na pyesin se nga e paraardhjen mbiemri kishte tonë Llojdia.Madje shpesh na e ngatërrojnë.Na e thonë tjetër për të tjerë .Na e shqiptojnë tjetër për tjetër. Psh gazetari që lexon gazetat e thotë me një theks tjetër dhe të tjerë e thonë, pa e shqiptuar mirë.Bashkim Hoxha nja 7 vjet më parë.Më tha se a them mirë Llojdia.Po i thashë.Dikush kishte bërë një libër dh kishte gjetur. mbiemrin tim nga fjala:llois, por s’është ashtu.Se ata s’kishin lloisur aqë shumë.Dhe nuk shquheshin për lloisje.Po të qe ashtu s’do të binin viktimë.Ishin vërtetë trima ,besnik,por nuk shquheshin për zgjuarsi.Nuk ka rrugë tjetër për të ecur në kërkimin e gjetjes së mbiemrit. Në kundërt të rrjedhojave të ngjarjeve, vendndodhjen e misticizmës.Këtë të fundit u anagazhova në fund.Ne kemi kërkuar ngado, por përgjigjia ishte ngritja supesh:Se dimë nga vjen ky mbiemër!
3.
Dua të bëjë një databezë me një pemë familjare, por ngecë thellë.S’ka dokumenta.Ska memorie,me një fjalë. Tenia e trurit ka përfunduar.Janë shekuj kohe.I drejtohemi misticizmës së vërtetë.Ajo që mbajmë të uritur në errësirë. Si mund të thotë të vërtetën misticizma?Sepse energjia e tyre atje ka qenë,atje është ,atje do të jetë.Pra ata kanë qene atje edhe kur ne s’kemi ekzistuar.Ata kanë celsat për të hapur cdo dyer.Edhe kur ne të mos jemi më.Qelizat tona do të plaken ,por atyre kurrsesi.Ekzistojnë ,ata që jemi ne.Ne një ditë do të ikim, si të gjithë.Ata do të mbeten atje.Një arkiv ku mund të kërkosh historinë tënde.
Shkurt: Parardhësit tanë janë nga fshati Progonat i Tepelenës.Mbiemëri ynë ka qenë: Harruni.Të paktën në shekullin e XIX.Aty fillon edhe historia e këtij rrëfimi.
4.
Dy vjet më parë isha në Progonat.Atje ku kam shtëpinë e gjyshit ,që është më, por është shtëpia e xhaxhait, në atë të vërtetë.Gjyshi,gjyshja, hallat bëjnë jetën e parajsë në varrezat e fshatit. Varrezat, fshati i ka në rrugdaljen e Progonatit .Në udhën e asfaltë, që të shpie në Gusmar.Sa herë e kemi bërë këtë udhë në shi,borë,zheg e acar nga Kuçi për 4-5 orë në këmbë nga qafa e Kembësit. Për të shkuar te gjyshërit.Shtëpia e tire është disa të tjerave, që ka pasur përpara një gjuajtje të madhe.Në atë vend që më tutje ishte shtëpia e Asim Zenelit.Te shtëpia e gjyshit .Tek hyrja ku është një cezmë uji janë gurët e themelit që kanë treguar prej kohësh se aty ka qenë një apartament, dy kate.
Aty nga fundi i shekullit të XIX.Stërgjyshi im me djalin e tij dhe vëllaun e vet sëbashku me 20 kurveleshas të tjerë nisën në emigrim.Ishin kohë të vështira.Uria ndihej kudo.Ata kanë shkuar në qëndër të Vilajetit të Janinës.Kanë punuar disa kohë atje, por punë nuk kishte.Dikush u ka thënë se punë kishte në Korfuz.Mbasi janë kthyer në fshat kanë dhënë fitimet janë nisur sërish, por këtë herë drejt Korfuzit.Atje kanë gjetur punë në port.Puna ishte e rëndë në ngarkim shkarkim. Këtu kanë punuar për shumë kohë .Herë pas herë ktheheshin në fshatin e tyre.Atje kishin lënë gratë me dy fëmijë të vegjël.Njëri ishte gjyshi im dhe tjetri kushuri i tij Mucua.
Një ditë në Korfuz u ndriti fati.Por pas atij fati, fshihej vdekja e tyre.Trageti:”Lloyd”,që bënte udhën detare të vendeve të Adriatikut, kërkoi punëtorë të fortë dhe të tre Harrunajt fillojnë punë atje.Për shumë kohë bëjnë udhën detare në vendet e Adriatikut.Herë pas herë, ata ktheheshin në fshatin malor dhe me të ardhurat e krijuara nga trageti ndërtuan një shtëpi të madhe me dy kate me gurë.Kështu kanë vijuar deri sa një ditë stërgjyshit i besohet puna e administratorit të tragetit.Tani kur ktheheshin në fshatë,fshati thoshë:”Erdhën ata të Lloyd.Erdhën Lloydët,erdhën Llojditë.
Mbiemri ekzistues :Harruni,pas disa vitesh,ishte harruar,pothuajse.Edhe përdoruesve edhe banorëve u pëlqente mbiemri i ri :Lloyd.
Duke shkuar në viset e Adriatikut për punën e mirë dhe besnikërin ata fituan besimin e anglezëve dhe tani firmosnin si :Lloyd.
Kaluan vite.Fitimet e tyre ishin rritur.Kishin bërë gjithsejt 750 mijë stërlina.300 mije strëgjyshi,300 mije vëllai i tij dhe 150 mije djali.U kishte lindur një ide e çmendur në kokë.Të blinin tragetin.U thanë anglezëve dëshirën e tyre, që meq trageti shkonte e vinte nga viset e tyre të blenin targetin me shumën e mësipërme.Anglezët pranuan dhe i ftuan në shtetin e tyre për procedurat.Ata më parë shkuan në fshatin e tyre.U dhanë lajmin e gëzuar se trageti ,që bënë atë udhë detare do të ishte i tyre.U thanë grave se do të ktheheshin shumë shpejt.Por kur ishin ndarë një shenjë e keqe u kishte paraprirë.Ata nuk kuptuan asgjë nga shenjat e fatit dhe vijuan rrugën e tyre.U zinte gjaku dhe sytë ua kishte bllokuar vërbëria.Thjesht ishin në gjumin e vdekjes.
-Do të kthehemi shpejt, u thanë.Por nuk kthyen më kurrë në fshatin e tyre.Kur shkuan në Angli bënë procedurat dhe u dhanë një verë të fortë.Thuhet se i kishte zënë keq pija.Dhe të nesërmen do të niseshin për në atdheun e tyre.Për ata të tre nuk u dëgjua më asnjë fjalë.Nuk u panë më kurrë, tre burat shqiptarë që blen tragetin Lloyd.Por dora e zezë ,dihet që i ka vrarë dhe i ka hedhur në det.Atje ku ishte streha e tyre e parë.Streha e tyre e fundit.A ka deti dëshmitarë të vërtetoj krimet e tij?Jo nuk ka gojë të flasi.Por arkiva e tij është e mbushur.Të merr ulurima kur e dëgjon, por kjo është e vërteta.Pastaj varësësit morrën strëlinat i depozituar te banka :”Lloyd” dhe shkuan të flenë.Përmbi moralin e rrënuar.Atje tej në detin e tyre flinin përjetësisht tre shqiptarë.Dikush thotë:Kjo është ajo që ju interson juve?Jo kjo është e vërtëta.S’dua vizë .As asgjë.Sepse .Nuk iki nga dheu,toka ime.Thjeshtë po rrëfej të vërtetën.Dhe besoj nuk bëj krim.Këtë të fundit, ata e mbuluan.Shekujt gjithashtu.
Atje në fshatin e largët të Progonatit dy gra dhe dy fëmijë mbetën jetim. Fëmija i mitur që është i gjithë fëmijë.Ato të gjorat prisnin cdo ditë kthimin e burrave të tyre dhe të djalit të madh.Pa,po cu gëzonte shpirti.Por ata nuk u dukën më.Kaluan ditë.Ditët pasuan muaj.Gratë paguan një njeriun e tyre të shkonte deri në Korfuz ,të pyesnin se çu bënë tre burra, që do të blinin tragetin.Njeriu, që shkoi atje sic shkoi erdhi.Përgjigjia ishte: Si kemi parë.
-Nga të dimë ne se çu bënë ata në Angli.Në cilin port,humbën?Ku i hodhën në det.Pa asnjë varr!
Trageti erdhi sërish në Korfuz dhe administratori ishte i huaj.Ata të tre su panë më kurrë, në fshatin e tyre dhe as në dynjën tonë.Dalëngadalë gratë e shkreta u tretën, duke pritur burrat dhe fëmijën e tyre . Vitet shkuan dhe harresa i mbuloi kujtimin e tyre,por jo të banorëve të asaj banese.Erdhi lufta e parë e përbotshme.Andartët dogjën fshatin dhe mes tyre banesën me dy kate.Pasardhësit nuk kishn më fuqi ekonomike.Kështu deri në vitet ‘80 shtëpia e gjyshit ishte e vogël me dy dhoma.Pas saj xhaxhai ndërtoi një tjetër,por edhe ajo mbeti shkretë.Ata ikën në emigrim.
…Lidhur me mbiemrin.Ata të Progonatit në dokumenta zyrtare e kanë mbiemrin Llojdiu. Dhe në të Vlorë: Llojdia.Vonë është shtuar një j nga zyra e gjëndjes civile,pas urdhërit të kongresit të drejtëshkrimit.
6.
Kur hyra në banesën e stërgjyshëve të mi ndjej trishtimin që më ka kapëluar.Banesa e heshtur,pemishtet e rrëzuara.Gurtë e murit me ngrohtësin e verës.Ujët e ftohtë pikon, pikë e nga pikë.Poshtë asaj banesa janë kanionet e frikshme të Progonatit dhe katakombet natyrale si dhe shpellat ,mes tyre ajo e asteroidit.
-E asterodit .Ajo që eksploruan italianët diku pas viteve 94.
-Kur do të kthehemi më këtu?
Orakulli i D.E.Harris thotë aty këtu:
…Unë e quaj veten time, ky trup jam unë
i qëllimshëm dhe i zgjuar
zëri im intim, rrezatues
kalon nëpër dhe përsëri
poshtë dhe përtej
dhe nga qeliza buron
dërguar dhe marrë
nga embrioni i qenies, i qëndrueshëm
përpara emërtuar vezë dhe farë
dhe si shpërndahemi ne, që emërtojmë të gjitha gjërat
duke u tërhequr në zhdukjen tonë
Unë endem, i kthyer në hapësirë…