Fshati im gjithë lezete-Adriana Kongjini Bala


Adriana Kongjini Bala

Fshati im gjithë lezete,

Je ballkoni mbi bregdete,

Me bukurinë e rallë,

U ke bërë stuhive ballë .

Atje lart në Shën Nikollë,

Ku rinë lisat si dasmorë,

Zoti I ka mbjellë me dorë,

Dhe për ciftet si kurorë.

Vjen behari dhe na pret,

Me bukuri dhe dashuri,

Në qendër kënga buçet,

Aty ma ka ënda të ri.

Shumē shkruajmë për Ty,

Edhe prapë nuk përtojmë,

Me penë dua të ri,

Të thur vargje …më gëzojnë.

Atje lart ku riten lisat ,

Ku duken se qiellin prekin,

Atje dua të sodit,

Ku “puthet” mali me detin.

Ku jam ritur me mundime,

Po me shumë dashuri,

Aty ngrohet zemra ime,

Dielli ku “qeshi” përsëri

Kudo që nëpër botë jemi,

Sado të mira të kemi ,

Ty për mua je melhemi,

Je “Nëna” që për jetë themi.