Ftohtësi-Remzie Raci Rexhbogaj


Remzie Raci Rexhbogaj

Fishkëllima e acarit

Gjakun në vena ma ftohë

Si akulli i pullazeve lotët

çerpikët e mi po mi ngrin

Fishkëllim acari

Nga larg po më vjen

Aspak ngrohtësi në shpirtin tim

Nuk po më lenë

Me zemër e ndjej këtë ftohtësi

Se ndjenjat e shpirtit tim

janë aty ku gjendesh Erna Ti

Sa të afërta jemi

Fizikish sa larg jemi me Ty

Sa peshë të rëndë

Më mban shpirti im

Këtë askush nuk mund ta di.