Fund!-Donike Rrethej


Unë , nuk marr ma pjesë n’luftën tuej,
i kam hedhun armët prej kohët eh ( si ),
urrejtja s’fitohet kurrë me urrejtje,
urrejtja fitohet me Paqe, Dashni.

Mue ,m’merrni tradhtare po deshtët,
unë e quej vedin : Fitimtare,
lufta nuk mbjedh kurrë ,jetë….
thjesht ,urrejtje ,shkatërrim e varre.

Unë , kam marrë prej kohët tjetër rrugë,
i kam hedhun armët , nuk luftoj ma,
sot jetoj me Forcë, Dashni e Përkushtim,
për kë ( Due ), tjetër s’më intereson ,kurrgja.