FUND NËNTORI.
Në këtë fund Nëntori, qielli qan.
Një shi i butë, s’pushon pa an’
Brenda oxhakut,zjarri përqafon.
Ngrohtësia e tij shpirtin ta shëron.
Një filxhan me çokollatë të nxehtë.
E ëmbël si ëndrrat e bukura.
Kur bëjmë një gjumë të qetë.
Dritarja nga pikat e shiut, si perlë vezullon.
Përjashta lagështia ngadalë pikturon.
Brenda qetësi dhe aroma e dashur.
Ky fund Nëntori të jep ndjesi kaq të pasur.
O çast i ngrohtë në këtë mbrëmje gri.
Ku shiu dhe zjarri bëhen melodi.
Le të vij Dimri me bardhësi në prag.
Por në shpirtin tim ngrohtësia të rri gjatë.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.