Vreshtit vjelur k’të fundgushti,
Syri yt i zi si rrushi…
I ngjan rrushit shportës mbushur,
zi në ngjyre më djeg si prushi…
Ti vjel rrush dhe unë vjel shije,
në djersë syzezë më shtie,
me syrin e zi si rrushi,
shtrydhur t’a pi si leng mushti…
Buza jote rrush I kuq,
unë mbetur buzë tharë…
U thafsh varur në kërcu,
Të të ha safidh pa farë…
Në fund Gusht i kuqi rrush,
djegur na iku kjo verë…
Ti pjekur në degë për musht,
Unë i etur për pak verë…
Rrushi I bardhë më pik me sy,
Kullon lëng kundërmon erë…
Gushti na dogji të dy,
Për të puthur një gotë verë…