Dita erdhi si çdo ditë të kësaj Vere,
Dielli lindi lëshoi të bukurat rreze.
Era filloj të lëkundi gjethet e pemëve,
flladi i lehtë fytyrën na përkëdhelte.
Pasdite, koha filloi duke ndryshuar,
me re të bardha Dielli është rrethuar.
Por Ai dhe më shumë rrezatoi,
rrethimi i tyre aspak nuk i pengoi.
Dalngadalë Dielli filloi perëndoi,
Dita u largua vendin natës ia lëshoi.
Diku Qielli me ngjyrë blu u pikturua,
në Perëndim me re të zeza u mbulua.
Në Lindje Hëna e plotë filloi ndriçoi,
me bukurinë e saj Qiellin zbukuroi.
Falenderoj Zotin për këto mrekulli,
që shpirtit tonë i jep jetë dhe qetësi.
Fier/30/8/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.
