Fyelli tunxhë i Selfo Cekaj-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Ishte një natë vjeshte,

Unë e ftova Selfon në shtëpi,

Ai i binte fyellit duke qarë,

Unë inçizoja të ëmblat melodi.

Na ka mar malli të dëgjojmë fyellin,

Të gëzon zemra kur dëgjon melodi,

Aty mbështillen gjithë notat e zemrës,

Për vëndin ku ke lindur tregon dashuri.

Kujton Trebeshinën pllaja e gryka,

Ku kullosin bagëtia bejka e syska,

Ku bien fyellit cobanët duke qarë

Sa bukur kërcen qëngji manar.

Fyellit është simfoni më vete,

Thonë të vdekurin e çon nga varri,

Kur kusarët po vidhnin një stan,

Më melodin e fyellit çobani njoftoj fshan.

Fyelli i Selfos gjemoj në Trebeshin,

Shëndëlli qaf, cimorov, e mogil,

Kudo që shkelte la melodinë e tij,

Nëpër festivale e dëgjoj Shqipëria.

Kërcente macja, mushka ,keci e dhia,

Gryka e gëxhe oshëtinin nga melodia,

Sa lëshonte rreze dielli mbi Trebeshine

Fyellit Selfos zgjonte njerëzinë.

P