Fytyra e saj…Eralda Cuko


Si bardhoshja Hënë fytyra e saj,

plot dritë rrezaton gjithë sharm e magji…

Qëkur ma panë sytë në kujtesë e mbaj,

shfaqet në ëndrra ,në mëndje më rri…

Me t’sajin vështrim të hipnotizon,

mbi supe lëkund flokët bukuri…

E ëmbla buzëqeshje shumë e hijeshon,

si yll reflekton dritë e mirësi…

Sytë gjithë shkëlqim i falin harmoni,

buzët e formësuara e faqet si mollë…

Gjerdannin në gushë me gurë të zi,

dhe vetullën harkuar si fiskajë të hollë…

Moj ëndërr e fjetur tek unë vjen me nate,

sjellë copëza fragmentesh që më torturojnë…

Edhe pse rropatem të rrish pak më gjatë,

por mbeten veç ëndrra që ikin e shkojnë..

Ndaj moj nate e ndritur te pres ty serish

që t’më vijë ajo e t’më shoqërojë…

Gjumin e thellë kurrkush mos t’ma prish,

nga të bukurat ëndrra s’dua t’më zgjojnë…

Eralda Cuko

Ndoshta një selfie e 1 person, vijëzues për sy, grim, buzëkuq dhe flokë të gjatë