Anila Ahmataj

Fytyrë Ujk
I mbyll sytë në terr errësire
Dhe i hap porsa zbardh
Përpara më shfaqen egërsira
Aty këtu dëgjoj një klithmë
Pak më vonë një melodi
Shoh të shfaqet një njeri fytyrë ujk
E pak më vonë një ujk njeri
I mbyll sytë sërish të fle
e herë mendoj zgjuar të rri
Më mire ditë sesa natë
Dritë hapsire në pafundësi..
Autore Anila Ahmataj
Shkëputur nga vëllimi me titull “Brenda Titullit Jam Unë”