“Gabimi i kohes se kaluar, “rinise” se pare, do ta ndiqte pas si hije tere jeten e tij….!!!”


Pirro Minella Millona

….”Gabimi i kohes se kaluar, “rinise” se pare, do ta ndiqte pas si hije tere jeten e tij….!!!”…Sapo shkeli kemben e pare, gjysem hapi, ne qytetin e tij, ne mendjen e tij filluan te merrnin rrugë kujtimet, kujtime, qe per gjithe keto vite me rradhe ne emigracion, kishte dashur t’i mbulonte me pluhurin e harreses. Por, të gjitha ne ne keto momente ato e kishin pushtuar tere qenjen e tij.Aty, para tij, u shfaq shkolla ku kishte mesuar per vite me rradhe, fusha e sportit ku kishte luajtur cdo pasdite me shoket. Sa kujtime…..!!!Vitet e asaj moshe i kalonin me shpejtesi si kuadrot e nje filmi te bukur, plot ngjyra e koloriot te asaj moshe rinore.Sot qe u kthye, u befasua me ato bukuri, qe kishte lene dhe “qortoi” veten, se si kishte mundur te rezistonte aq gjate, pa shkelur njehere ne qytetin e tij te dashur, ku kishte aq kujtime te moshes rinore..Tek kthesa e fundit pak metra me tutje para syve iu shfaq pallati ku ne katin e trete kishte hyrjen e tij, te heshtur pa ajer pa jete…. Petriti qendroi per pak caste i permallur para kesaj dere te vjeter, qe ne ato momente ju duk shume me e bukur se shoqet e saj rreth e qark, megjithese ato hijeshonin me freskine e tyre dhe qendronin hijerende duke i bere karshillek deres se hyrjes se tij.. Qendroi ashtu i heshtur, per disa minuta para kesaj dere, deri sa u permend dhe nxorri celesin dhe e hapi ate.Ndjeu qe syte po i mbusheshin me lot permallimi, nuk ishte ndjere ashtu qysh nga rinia e larget.Lemshi iu mblodh ne gryke dhe u perplas ne kolltuk. Me sy te mbyllur mbeti ashtu nje kohe te pacaktuar, por kembet dhe krahet akoma nuk i komandonte dot dhe syte nuk i hapte, se qerpiket i rendonin teper te renda si plumb.Kishte nevoje te flinte dhe u shtri mbi shtrat, ashtu i veshur, sic ishte i ardhur nga rruga…U zgjua ne mengjes vone pasi beri dushin doli ne rrugen e tij te vjeter, pa me kuriozitet, qe ishin shtuar dyqane, kafene, lloj, lloj aktivitete te tjera. Syte i zunë njerez qe kishin veshje te ndryshme. Dikur komshije banonte edhe nje vajze, qe ishte rritur me te. Ishin njohur e afruar dhe ishin dashuruar. Ai e braktisi ate dite te ftohte per te marre rruget e kurbetit.Mendoi se do ta harronte ate, por nuk ndodhi ashtu. Ndaj kishte marre rrugen e kthimit, megjithese e dinte qe edhe ajo nuk besonte se do ta priste me. E vetmja gje qe e lidhte me ate qytet ishte ajo hyrje pallati e mbetur shkrete, e deshira per ta pare realitetin ne sy, por nga nje kendveshtrim tjeter. Vitet ne mergim kishin bere punen e tyre, e kishin tjetersuar krejt.. U drejtua per ne fushen e sportit ku dikur luante edhe ai si keta femije te sotem futboll. U ul ne nje stol aty buze fushes dhe ra ne mendime. Nje top befas e goditi ne sup, u kthye dhe u perkul dhe e mori ne dore.Perballe tij i zune syte nje djalosh te ri, qe qendronte i palevizur disa metra larg, pak me veshtrim te trembur.E thirri djaloshin: -Eja, ketu.Djaloshi hezitoi dhe veshtroi per rreth per te gjetur nje zgjidhje dhe u nis drejt stolit te tij-Pa dashje, me falni-tha me ze te ulet, te mekur. -Të kam falur dhe i zgjati topin, qe e kishte marre ne dore.-Petrit! Jemi vone biri im. Te presin detyrat e shkolles ne shtepi,-u degjua zeri i nje gruaje. Djaloshi ktheu koken andej nga vinte zeri.Por ne menyre te befte u kthye edhe Petriti. U drodhj i teri, zeri i asaj gruaje ishte teper i njohur per te. Pa te afrohej, ajo e hijshme, qe ecte me hapa te qete dhe te sigurte. Nuk kishte dyshim ishte ajo komshija, qe ishte dashuruar dikur me te. Ajo u afrua dhe per nje cast shtangu. Por shpejt e mblodhi veten nuk i ra ne sy. Beri sikur nuk e njohu Petritin e habitur, te ngrire ne stol. Veshtrimet e tyre u kryqezuan folen shume aq sa buzet nuk nxorren asnje fjale.Zonja mori djaloshin, pershendeti Petritin,duke perkulur lehte koken dhe u largua. Ai instiktivisht e ndoqi me sy derisa u zhduk tek rruga. Ne mendje kishte zene vend njehere e pergjithmone veshtrimi i atij djaloshi me emrin e tij, Petrit. Kurse zeri i komshies, e kishte zhytur ne kujtimet e embla te kohes te shkuar. U ngrit nga stoli dhe mori rrugen, qe te largohej sa me larg nga stoli, ku kishte pare pas kaq vitesh perseri ate ish te dashuren e tij qe e kishte braktisur ne ate menyre dhe qe ajo nuk e kishte harruar por e kujtonte cdo cast duke i vene djalit emrin e tij. …..Psheretiu thelle, “gabimi” i kohes se kaluar, i rinise se pare, do ta ndiqte pas si “hije”tere jeten e tij…..

About Post Author