
Gacë e flakë
Sot Hëna puth Merkurin
unë po pres të më puthë lumturia
qoftë edhe për pak çaste
të mi ndrijë sytë thërrizë
sa ti takoj buzët
e të mbyll sytë
ëndrrash
U shkërmoftë e pamundura
u bëftë shi yjesh
e gacë e yllit tim
flakë të ndizet
Le të vendosin Zotat e puthjeve
po pres të më hapen porta qiejsh
Duroj
mes gazit në buzë vesh më vesh..