Galaktikë dashurie-Valbona Kolaveri


GALAKTIKË DASHURIE

Ti galaktike e vogël,

Sunduar nga djaj

Hije që zgjatimesh

Kacavirresh në çdo skaj

Sy përthithës,

Magjistricë

E pangopur,

Që veç merr

E përpin shpirt

Zbrapsi etjet e urrejtjes

Ville vrerin

Atje larg

Trete detesh

Eshtë helm

Që të vreros

Blunë e thellë

Do t’a çngjyrosë

E verdhë e pisët

Do t’a ndyjë

E sheh çje ti

Shih

Një mjerane që

S’do t’ia dijë

S’mund të shohësh,

Me urrejtje,

Mbyll veç sytë

Hidhe tutje

Qoftë ,dhe në shkretëtirë

Do e marrë rërë e nxehtë

E t’a e zhurisë

Dhe atë e djeg

Aq e flaktë vjen kjo

Nga ty

Fle me urrejtjen

Brinjë për brinjë

Po,

Unë vetes

I kam dhënë një besë

Mos mu lut

Në gjunj pa shpresë

Se, të ve pritë

Lus ,

Një tjetër galaktikë

Dashurinë

Që ti se njeh

Lutu zotash të ta sjellë

Gjer urrejtjen të përzesh

Dashuri lut

Dhe dashuri vjen

Kur dashuri të japësh

Atëherë,

Dhe dashuri veç merr.

V.Kolaveri