Gdhirje që lë vlag-Liljana Shkodrani Baçi


Ju nis të gjithëve urim pranveror dhe se dimri po ngjyen këmbët me dëborë( këtu ku jetoj unë në Alpet e Italisë Perëndimore)

E besoj , madje ndihem e sigurtë se do jem e besur prej jush kur ju them sa e bukur më ish gdhirja ….dhe se më la të presë.

Eshtë një ndjenjë kjo fjalë : Siguri ! Që , për kë më nuk rron , gjithë poetët e botës për ta thurrin vargjet më të bukura e më të besueshëm , sepse ndoshta aty

shohin sy më sy ndjenjën më puro që ekzistonë .Aty fjala merr formën e vërtetësisë e të besimit sigurisht .

Shihni sa e bukur më ish gdhirja e shpejtë në këtë ditë . Sa bukur të ndihesh e lumtur dhe e çmalluar ( disi) kur ndodhesh papritur në një shfaqje folkloristike me theks tepër rural nga Yemeni, i largët.

Si shkëlqenin xhinxhilet e kostumeve , më me thjeshtësi nga burrat çoban.U rrit aq shumë njerëzia kurioze , u shtuan notat e ëmbla të cyrlës e shallet shumëngjyrësh si gjerdanët e gushës.

Unë që u ndodha aty e para , kisha gjithë lëndinën timen .Të gjithën hapësirë që ngjante me kopështin e Eden .

Ç’i’ ndolli në këtë larmishmëri bukurish gjith’ këta njerëz?

Papritur , s’mbeti vënd rreth meje as për një kokër mollë që të shihja bukurinë e ritmit të vallles i cili

për mua është pasion i marrë ku shpeshë afrojë mbi xhufkë të opingave të valltarëve telekamerën për

të fiksuar dalldinë e magjishme të hapave mbi nota ziliqare.

Ngrija maja të gishtave e nuk shija asgjë .

Kështu u ngushëllova vetëm me ritmin e muzikës që më pështillte në malle të lashta e më qahej prej lumturisë.

Iknin e vinin shitësit ambulant .

Si u derdhën kështu ; nga vinin ; Si si pash ! Uuaa tufa – tufa mbi blerim.

E zgjata dhe më habinë!

Më kapi bishti i syrit njërën që kish llërët mbushur me rrathë koke në të cilin

ishin të rreshtuar kukulla në miniaturë .Gjashtë ish numri i tyre.

Po mua më pëlqejnë shallet.

S’i dihet numri i atyre që kam ; sikurse dhe i rrathëve që më kujtohet ime ‘

më kur më thoshte : ti mjafton të vësh gjë mbi kokë e je në rregull, ndonjë ditë do vësh dhe qylaf.

– Si dajua Damsiot ; ja ktheja fap- fap përgjigjen unë..Eee…mamaja….

Njëra me sytë pis e gërshet të ngjeshur e të hollë bërë si topuz , më ngjante jo me gratë e zonës nga

kostumi që kish , po i afrohej më shumë grave Ekuadoriane .Ato jan picirruke e rrumbullake .Me lëkurën ngjyrë vaj ulliri.

Dhe rrathët mbi kokë të tillë ata i shesin.Vite më parë kisha blerë dy tek ta ; një për vete e një për të dashurën e tim biri.

Ju qas rruzave të mia e më pyeti ku i kisha marrë.

” Eee ” , i thash , ” kam vite që i mbaj .Nuk vinë nga vëndi yt , po kushedi nga ç’perëndim se jan të përsosura

për të barsur shpirt fukurai.

I flisja e mëndja më rrinte te im’ At ku e kisha shpën në duart e doktorit e i kisha thënë ” po shkojë të

bëjë drekën ” .Po ec e ec kostumet shajak të çobanëve më muarrnë mëndjen e filluan të bien dajret , sazet e daullet me tingullin buçim , po pa rëndim për veshët.

Bukuroshet buzëkuqet me hapat si flutura në lule.

Unë po lija babanë pa vakt.

Papritur pash që kisha humbur çelsin.

Thash t’ja lë rastësisë kur të kthehet babai të shkojmë të dy

në shtëpi se do ket ai çelësin e tij.

T’i vëm emrin drekës …,e mendova e di çfarë? Trahana !

Kur ja papritur se kush më tha

E pash tët’At ..

Unë rend e rend e thërrisja :

Ba..ba..babi…babiiii

Po sapo e pash së largu e po i qasesha mu hapën syt…..