Ti,
Endesh i paskrupullt
Merimangë,
Ditësh pa ngjyrë
Dhe zvarritesh
E pret të ndërtohesh
Mosbesimesh
Shtatë fashë lëkurē
Rreth e qark
Mbuluar unin tënd
Hijesh
Me egon gëlltitëse
Të një zvarraniku
Që këmbët nuk i duken
I gatshëm,
Të thërmosh kockë
E të përpish shpirt
Si një bollë
E shtrirë mes për mes
Imazhi yt
Në sytë e mi
Që vetëm rreket
Të mashtrojë
Në çdo kalim
E pak nga pak
Veç dukje qe
Në kohë skeptike
Kjo tentativë
Hipokrizi e çmendur
U mbet të kem
Intuitë,edhe durim
Edhe të sos
Udhë me ty
Gënjeshtar.
V.Kolaveri