Gënjeshtare e pa ricikluar..!Ardian Muça


Kjo pemë i dëgjoj fjalët tona dimër-verë.

Qe dëshmitare dhe kur dhamë besën.

Sa lule e gjethe ranë përdhe,që atëherë,,?!

Sa nektarë lëpiu bleta dhe u puth me vesën.

&

Sa bukur ishte aty dhe në atë vjeshtë.

Kur degët nga era,kërkëllinin si eshtra.

Më vure gishtin ne buzë e më the,-“heshtë”!

Dëgjuam simfoni gjethesh e t’ë tuat gënjeshtra.

&

E di,që pema ka zakone,riciklime e rilindje!

Vijnë e ikin lulet e gjethet dhe e lëjnë trishtuar!..

E për ciklin tonë,deri diku e krijova një bindje,

Po t’i mbete një gënjeshtare e pa ricikluar..!