
…Bregdeti…
Kush ka dalë në botë,
si është vet e ka parë,
Bregdeti ynë s’ka shok,
vënd i bukur margaritar.
sikur Zoti e ka bërë me dorë,
ujët i kthjellët duket fytyra,
kodrat e pyjet i rrin kurorë.
Gjerdan pemësh e lulesh,
shumë e shtojnë bukurinë,
Diellin e ftojnë që të ulet,
Hënës t’i shfaqë dashurinë.
Kënga e jugut sa më gëzon,
ma ngroh shpirtin,melodia
Si diellin toka që e kërkon.
sa e bukur duket Shqipëria.