DHIMBJE LOT MALL.
Më jep një të puthur një përqafim,
Do ngrihem të mbrojë vëndin tim.
Ti je i vogël se kupton dot biri im.
Ukrahinën kërkon një palaço Putin.
Kudo shkatërrim e vrasje barbare,
Është ngritur e gjithë bota në këmbë
flaka e ndezur kërkon vetëm varre,
një egërsirë gjithë njerëzimin trëmb.
Si qen i tërbuar Ukrahinës është sulur.
Biri im nisem të luftoj ndaj egërsirës,
ndahem nga ti, jo prej qefit e dëshirës.
I sigurt se mund të vritem,por do fitoj.
Amanet po të lë,kur të rritesh më kujto,
të jesh krenar atdheun si mua ti e do,
Atdheu është i dashur si fëmijë,si ti!
shpresa është e madhe.këtë unë e di.