…VARFËRIA…
Nëna me përtim sofrën shtron,
gjella mungon,pak bukë thatë,
dhe ajo prej misri me rracion,
dy kokrra ullinj nxijnë në pjatë.
Heshtje.Lugët s’po tingëllojnë,
nën sofër zëri i maces i çjerrë,
Nga dera hyn era zjarri mungon,
Jashtë shiu me furi nisi të bjerë.
Uria mbi vatër me gajret na mban,
këtë histori nuk dua që ta kujtoj,
sa korrupsionit t’i harroj surranë!
sa drejtësia më shpejt t’ triumfojë.
