Gëzim Llojdia-1967:Shkrimtari shqiptar shkruan:Kur bjeshkët shkundin pluhurin e tyre…


Gëzim Llojdia

1.
Një skicë e thjeshtë, por e ngrohtë e shkrimtari Dhimitër S. Shuterqi të tërheq vëmendje në gazetën letrare artistike të asaj kohe: “Drita”. Është kohë kur krijuesit shqiptarë, shkrimtarë, poet, piktorë, muzikantë dërgoheshin me shërbime nëpër zona të thella dhe të largëta të vendit në prag të ndonjë revolucioni kulturor siç ngjau në të vërtetë, lufta kundër fesë.Viti 1967.Dimër i egër. Fillimviti.
Edhe kjo skicë shkrimtarit të njohur tregon pikërisht atë mision, që partia e kohës u ngarkonte krijuesve shqiptarë, në prag të shpërthimit të luftës kundër fesë. Shkrimtari Dh.S Sh në fjalë, ka qen në veri, kryesisht në bjeshkë për të pasqyruar realitetin e kohës dhe të sjell grimca të kohës, që do të bëheshin më vonë objekt të luftës, që ndihej në ajër se shpërthimi i saj ishte çështje ditësh. Dihej, që praktika e dërgimit të shkrimtarët të saj kohe nëpër fshatra të vendit me udhëtime të gjata për të punuar ose për të shkruar rreth realitetit të ri socialist të asaj kohe ishte njohur ,mirëpo kjo e muajit të dytë të vitit 1967, ishte e veçantë .
Kaloi muaji i parë,i dytë, etj kryesisht në shkurtin e vitit 1967, filloi me temp revolucioni edhe stërbima që pritej ,ajo që ndihej që në ajër në të këtë vend, lufta frontale kundër feve dhe institucioneve të tyre.
…Shkrimtarët ishin mbajtur në këtë luftë në” llogoren e tyre” me shkrime dhe ,botime,vepra,libra,dhe shfaqje kundër feve.
Madje pena e tyre ishte tepër e hollë për të përshkruar këtë luftë shpirtërore, që po ngrihej në frymën e kohës më lartë dhe më fortë deri në kyçjen e definitive të institucioneve fetare. Ka shumë botime të asaj kohe dhe shumë shkrimtarë madje të njohur që nga: Kadare, Agolli, Marko,Shuteriqi etj që me shkrimet e tyre ishin pjesëmarrës direkt ose indirekt në luftën kundër fesë. Nuk është koha ti analizojmë të gjithë ,por sollëm një skicë të shkrimtarit Shuteriqi, që duhet thënë është mjeshtërisht e realizuar për kohën. “Kur bjeshkët shkundin pluhurin e tyre”.Ajo ka brenda pikërish,t këtë mesazh:” Lufta kundër fesë, në Malësi.
2.
…“Kur bjeshkët shkundin pluhurin e tyre”.
Mbledhja e pleqve të Mirditës, shkruan shkrimtari, që u bë të enjten e kaluar vjen pas disa mbledhjesh të tjera të llojit, që janë bërë në disa krahina të Shqipërisë e megjithatë ne të gjithëve sa ishim aty, na u duk kaq e jashtëzakonshme sa dhe impresiononte. Këta pleq mbajnë mbi supe një mori zakonesh janë rritur përmes besimesh e paragjykimesh që i kanë rrënjët të lashta sa edhe vetë shoqëria .E prapa burrave të egër flasin me një çiltërsi mendimi e me një duf të tillë kundër zgjyrës fetare, shitjes së bijave, egërsisë së kanunit ,sa njeriu mbetet shtang. Ata tregojnë me gojën e tyre ,thotë shkrimtari në këtë skicë, se çfarë skllavërie ishte për ta, për familjen, për fshatin e krahinën zakoni i zi. Ata e kanë njohur aleancën e kishës me kapedanin e vetë e kanë pësuar gjysh stërgjyshi, prej krimeve, që organizoheshin në emër të kanunit. Kisha predikonte dashurin midis njerëzve dhe përulësinë, ajo ngrinte lartë të varfrin në këtë botë dhe i ushqente njerëzit me ëndrra për botën tjetër, porse prifti bekonte armët e kapardisej në krye të sedrit i kishte hambarët më të mëdhenj ,se gjithë hambarët e fshatit.
3.
…Shkrimtari Dh.S.Shuteriqi: Në Malaj para një jave kur pleqtë e katundit me iniciativën e tyre dhe të rinisë vanë e i bën të ditur priftit se më se duan ata, bën edhe inventarin e pasurisë së kishës, që e quajnë pasuri të popullit. Midis të tjerash priftit i gjetën 80 kokë bagëti, gjerdanë, qemerë grash me të cilat e kishin paguar besnikët.
Në Rrëshen dukej sikur vetë bjeshkët po shkundin atje tej mbi vargmalet e Lurës e të Dejës, pluhurin e tyre. Një furtunë e vërtetë e ngritur nëpër gjokset e njerëzve, po fshinte zgjyrën  e mykur të shekujve.
4.
Shkrimtari vijoi më tej: Një plak 70 vjeçe kishte qëndruar në fund të mbledhjes, sigurisht për të pasur gjithshka përpara syve, për të mos i shpëtuar asgjë, vetë nuk foli, por mbajti vesh. Fytyra e saj shprehte kryesisht një dinjitet të lartë që edhe pse e kanë marrë nëpër këmbë feja kanuni tregon se ka pasur gjithmonë të tillë natyrë të papërkulur dhe krenare qyq kanë qëndruar kështu si shqiponja maj krepit. Kur njëra prej shoqeve të plakës thoshte se do ti kujtojmë Pushtetit që të na festojë këtë ditë, ajo vetë kthente vështrimin dhe vetëm një çast krenaria e saj u njom nga një lot, që shpejt e fshiu, gishti që iu drodh. Sigurisht kjo ditë kur gruaja në shesh të burrave gjykon e gjykon ashpër fe e kanun, kjo është nga më të shënuarat ditë. Kur shoqja tjetër e plakës flet me vargje e thotë: “Dita që të vijë/Jemi tu u ri/me kët Parti…ajo është sy shqiponjë, drejton një herë shtatin matet të thotë diçka, por prapa hesht. Janë ca natyra që shprehin më shumë me heshtjen sa me fjalët e tyre. Për të flasin sytë dhe flasin shoqet. Një tjetër ngrihet e merr fjalën burrë ky: ’Dikur thoshim në vend numëro, prapa ktheu, sot themi në vend numëro përpara marsh!”. Plaka syshqiponjë më në fund s’përmbahet po bucet me një:” të lumtë”. Ja më në fund, ajo shprehu gjithshka, ja shprehte vetëm sy. Ajo tërë jetën duhet ë ketë qëndruar krenare përpara shtypjes së zakoneve ka mbajtur dru më shpinë kur mbante fëmijën në bark. I ka qëndruara dhe burrit me duar në zemër dhe në mos pastë ulur kokën me sytë e saj ka dënuar robërinë, kurrë nuk ia ka dashur edhe ti mbyllë me dhimbje të parrëfyeshme ata sy shqiponjë që kanë lindur për të shkrepëtitur.
5.
Epilogu i kësaj skice:Ja cfarë shkruan shkrimtari:
… Ahere kisha në vend që të ecte përpara, vinte pas. Njerëzit plakeshin dhe varfëria, shtypja, përdhunia, rritej. Po ja ,që erdhi një ditë dhe koha ecën me vrullin e furtunës që po shkund pluhurin bjeshkëve dhe maj krepit, shqiponja mund të vëzhgoj tërë kënaqësinë e zogut të furtunës sado e moçme se si jeta këmben më në fund një klithmë të thotë atë që do të deshtë ditë e natë të shprehej. Ç’duf i madh i shprehur dhe i heshtur u derdh në atë mbledhje pleqsh të Mirditës të enjten që kaloi! Një si furtunë ,që kalonte maleve dhe bjeshkëve duke fshirë pluhurin tyre.

About Post Author