Gezim Llojdia-ARDHJA E NAIMIT


ARDHJA E NAIMIT

Gezim Llojdia

Gezim Llojdia
Kur më shihni se jam tretur/mos kujtoni se kam vdekur.N.H.F
Frymëmarja e vjeshtës së fundit tek fytyra e zbehtë e Naimit ruante kërcënimin e një dihatje të vështirë.Mushkria e copëzuar nuk ndjente më sëmbimet e zemrës.Por ajo nuk ndjente më, as klithmën e dalur nga fundi i shpirtit.As nuk thithte më,as arin vjeshtor,që lëshonte gjethnaja nëpër rrugica,as arin vjershëror,që brenda shpirtit i pulskonte. Firomën e fundit, që kërcënonte dhe e kurthonte me terrin e zi,përgjithmonë e dha në mëngjesin e freskët të 19 tetorit 1900. Pak përpara rënies së ftohmës së parë të shekullit.Pak përpara ardhjes së dimrit të parë të shekullit.Atë mëngjes, vesa kristalore pikonte, loti kullonte lot, përmbi varrin e Nerqezes, ëngjëllore, melaqes, bijës së vetme të poetit.
…O lulez’ e Perëndisë?Që të mbolli vetë Zoti…
…Vallë ku do të shpien?/Në qiej përpara Zotit?…
Kjo vjeshtë e krisur,rivale e pashpirt,që për të bërë më të mençur veten,kundërmonte aromë lulerie,mori në qerthurin e saj mendimtarin,poetin bektashi,të papërsëritshëm të letrave shqip, ëndërrimtarin.

ERRËSIRA

..Dita,që është kaq bardhoshe
pjell natën aq të zezë
N.H.F

Trupi i tij shkoi një dite tetori,aty rreth datës 20,viti1900,për tu bërë i padukshëm në tokën e pritshme, por jo të dëshirueshme.Aty ku pambarimisht jeta ka humbur,në varret e Mardeven Qoj,për tu mbyllur,për tu ngurosur në fundin e fundëm,por jo të deshiruar.Për tu mbyllur në errësirrën pus,mes të ftohtit të pamat,në banesën e përjetshme 1.5 x 1.5m. Për tu tretur në drejtimin e humbur,për të rënë në gjumin e madh të qefinit. Për të rënë atje ku fjalët, gjuha, poezia,melodia e gjithçka është e patregueshme.

SHPIRTI

E mbaroi punën e tij
dhe vate te Perëndia…
N.H.F

I but shpirti i tij.I lehtë si ajri,shtegtoi në prerin qiellor.U zhduk në hapësirën kozmike,nëpër tunelin e frikshëm,përmes ngjyrave të hatashme. Ç`kishin ashtu ngjyrat? Përse vallzonin me aq çmenduri në atë endje të gjatë? Rajvizonin pambarimisht endje në konstelacionin ferr-parajsë.

KTHIMI

Lulja,që vdes ngaherë
rimgjallet sërish në verë
N.H.F.

SHPËRFILLJA E NAIMIT

Nga ky zjarr Zot’ i vërtetë/që ka ngrohur gjithësinë/Holth një shëndijë në jetë/dhe bëri soje njerinë.
N.H.F

Por Naimi e kishte shpërfillur varrin,banesën e tokës. Mundet,që andej të ketë ikur,njëqind vjet më parë,ose që ditën e nesërme,që ka shënuar ditën e shuarjes së tij.Nuk ka por as mundet të gjenden arsye sado të forta, që ta mbanin të gozhduar nën dhe, nën atë llagëm të ftohtë,poetin tonë bektashi. Mbetet enigmë përse kjo toka jonë,kërkonë ti fshehi në brendi të vet diamantet ? Por shpirti i tij caqe kozmike kapte ndërkohë. Poezia e tij mrekullonte shqiptarët, aq të vrarë e të brengosur. Mirëpo,ditën kur ra ora e shekullit të ri shqiptaret duket nën ethe e kërkuan Naimin,ta kishin pranë.U duhej ta mbanin edhe si fizik. Zemërthyeri shekulli 20,qe për shqiptarët. Prandaj në fillesën e tij e kërkuam Naimin.Le të qëndronte në të gjitha portat,që kishte hapur, në të gjitha urat, që kishte shtruar.Le të ishte i dukshëm portreti i tij fizik. I pa dukshëm ngasja shpirtërore,poezia, mendimi dhe filozofia e tij.Kësisoj ka një llogari: Njerëz me këto përmasa,këto varreza të trishtuara nuk mundet ti mbanin dot. Kësisoj këto ndërtesa të errëta mund të mbanin këdo,kurrsesi Naimin tonë,poetin bektashi.Nën ftohtësinë e katakombeve të ftohtë,ku ndriçonte ora e territ,mund të dremisnin ata,që s`kishin ndonjë punë të madhe për të bërë.Ata, që në këtë botë kishin qënë shtegtarë të humbur. Ata vdekatarët, vrasësit,ata të ligjtë,tradhëtarët ata të poshtër.Ata, që Dantja,“babai“ i „Komedisë Hyjnore“ i kishte perifrazuar trishtueshëm: „Lusciate,ogni speranza voi chentrate“, d.m.th.:“ju që hyni këtu, lani duart nga çdo shpresë“. . Por aty ku s`hynte,as një fllad pranveror,as një grimë poezie as një ilahe bektashiane,aty s`mundej të qëndronte,të rrinte Naimi ynë, poeti mendimtari, bektashiu,krijuesi dhe bërësi i aksiomës: „Punë,punë,natë e ditë / që të shohim pakëz drite“.
Merrej dot me mend se ai ëndërruesi, nga ç‘e kishte përfytyruar “ Lum kush të rrojë/ ta shohë zonjë.“ se ç`punë e prisnin për të bërë.Sepse vetë kishte punuar me gjysëm dritë,por i kishte kërkuar Zotit: „ Jepi shqiptarit dritë / Zot i vërtetë të shohi/të marrë vesh mirësitë/.Të vërtetën ta njohë“.
Këto angazime, që kishte marë duhej ti vrojtonte.Prandaj ç`punë do të bënte i vetëm në ftohtësirën e baltës?

RILIND PREJ HIRIT TË VET

Nga i gjalli e ka nxjerrë /Të vdekurin Zoti vetë
Nga i vdekuri përherë,/Të gjallin sërish në jetë.
N.H.F

Në thelb ky ishte gjëmimi i shekullit të XX,kumbimi i të cilit të coptonte shpirtin. Kurrsesi, ky gjëmim,kjo rrapëllimë nuk mundej të kalonte pa i vrarë edhe veshin Naimit. Megjithëse nuk dihet në ç`rrugë ka përfundur kumbimi deri atje në ftohtësinë e tokës.Megjithëse në përfundim të çdo shekulli,si një tretje mbrinte koha kur Naimi shuhej.Mirëpo me fillimin e shekullit të ri ai i ngjizur nga tokësorja dhe shpirtërorja,rilindte përsëri. Prej hirit të vet ,rilindte shpirtërisht dhe materialisht.Ka veç një të vërtetë, që është shënuar në rregjistra, si koha kur është shuar Naimi.Pra,kjo finale posedohet të këtë qënë mes tetori,viti 1900,data 18,kur rrëzoi sytë.Por kjo dyshohet si e vërtetë.Thuhet se ka qënë një çast i vetëm përhumbje.Mbase në shekullin e XX, ka jetuar pafundësisht shpirti i tij në strehën e Zoti.Ka jetuar poezia bektashiane,statuti i bektashizmit shqipëtar, gjuha,librat e tij. Por janë vendosur edhe buste,simbole të Naimit,.Afrimi fillon tek ata njerëz, që flasin me „gjuhën e zemrës“.Thonë ata se diku e kanë parë shpirtin e tij, atje në „paenteonin“ e përhershëm. Shpirti i tij është gjetur në grimcat e asaj kategorie, që kanë hyrë në letrat shqipe.
GJUHA E NAIMIT

Sot e vumë gurr e parë , Pa shihni ç’gjuhë e mirë
Sa e bukur kjo ditë Sa shije ka hije,
Zot i madh e pruft mbarë. C’bukuri edh e lirë.
E na dhëntë urtësitë!.. Si gjuhë Perëndije !
N.H.F

SH Q I P

SH-qip të flisni përherë /thjesht‘ e të papërzjer/
Rroftë e qoftë Shqipëria/Dhe kombi e gjuha jonë/
Lulëzoftë dituria!/Edhe ndihmës paçim Zonë!N.H.F

Q-iell-shkronja,dritë-shkronja,kafshë-shkronja,jetë-
shkronjës,shtyp-shkronjës.Fjalë të reja,të përbëra më
parashtesa.N.H.F.
SHQYRTIME NGA ËMBËLSIA NAIMJANE
-Ndërtuesi i embrionit lule-fjalë,quhet Naim.
-Kur po perëndonte dielli ,magjishëm,ishin :qiell-shkronjat.
-Në udhëzën e hënës,u gdhinë të lodhura:qiell-shkronjat.
-Përsëri diell në lindje do të agojë,do të zbresin: qiell-shkronjat.
-Në perëndim,do të perëndojë sigurisht,s’do të vdesin:
qiell-shkronjat.
-Dritë-shkronjat:dritëzimi i shpërndarë nga ekuatori në
hemisfera,shumëzuar me njëqind fish.
I-pa-çmuar,i pa-dukur,i pa-fëlliqur,i pa-gdhendur,i pagoditur,i pa-ndyrë,i pa-ngjarë,i pa-njohur,i pa-përlyer,i pa-përzjerë,i pa-anë,i pa-flerë,i pa-shpresë,i pa-vdekë.N.H.F

SHQYRTIME NGA BUKURIA NAIMJANE
Si do ti transkiptoja:
-i pa-flerë=një zemër e lodhur nga gjumi.
– i pa-vdekë=në horizontin e shpirtrave,ky diell nuk
perëndon.
P-prapësi,poshtërsi,paqësim,papunësi,pa-udhësi,N.H.F

SHQYRTIME NGA FJALËZIMET NAIMJANE
Mendo me zemër si Naimi.
-pabesëri=projeksion ishëmtuar i besës.“Bukë e mëmëdheut i zëntë! / Tradhëtoret e pabesë ! N.H.F
-pa-punësi=je futur në vetmi të territ.
-pa-udhësi=ecën,përplasesh,rrëzohesh, diku.

SOPIKU I VESËS

Sopiku i vesës së mëngjezit,përmbi petalet e një trendafili është dehje.
Nuk ka aspak dyshim. Kjo metaforë është gjuha e ëmbël shqipe.Ka shkruar gjuhën shqipe,që është si butësia qiellore. Megjithëse, Naimi ka shetitur të gjuhët e tjera si persishtja, arabishtja , turqishtja, greqishtja e re e vjetër, latinishtja,gjuha frenge,por gjuhën e mëmësisë së tij e lavdëron më shumë .Këtë gjuhë e përshkon drita.Gjuha zbukuron kombin, e lulëzon, e vllazëron.Rilindasit shqiptar,midis tyre Naimi e “krehën“ gjuhën shqipe nga „egjërat“, që kishin kultivuar bejtexhinjtë.Vetëm pak sekuenca të zbritura te gjuha e Naimit,për të kuptuar se ç`është ëmbëlsia e saj.
“Gjuha jonë“sa e mirë / Sa e ëmbël/Sa e gjerë/Sa e lehtë!Sa e lirë/Sa e bukur!Sa e vlerë!“ Megjithëse Naimi,por edhe rilindas të tjerë,mërguan përtej territoreve shqiptare,u sfilitën një jetë të tërë,për ti dhënë kombit tonë,identitetin e tij.Gjuha jonë duhet shkruar thjesht,shqip se fjalet e huaja e shëmtojne. Fjalët e huaja i lënë mbi supe terrin.Kjo gjuhë është diell vet,por e ngarkuar me fjalë të huaja bëhet diell i ngarkuar nga retë e tradhëtuar.
“Eshtë e gjerë gjuha jonë“dh`e bukur shumë,ka fjalë fort te mira“.Parathënia e Kënga e I “Iliada.“
Nga trualli e këputur gjuha mëmësore,kërkonte frushullimin e saj,sythimet e saj,kërkonte ndriçimin e portretit të saj.Në të gjatat, por rrëmintare pushtimesh,vuajtëm identitetin,në pritje të përndritjes kombëtare.E vështirë nuk është të thuhet kur “rebelët’ shqiptarë,filuan mësymjen,për të vrarë memecllëkun e gjuhës shqipe.Kërkëllima e kësaj ,deri në teqet shqiptare shkoi..Një korpus i madh rilindas.Në përbërje edhe dervish.Qëllimi :Si ta çlironin gjuhën,definitivisht nga ngecja.Në 7 mars 1887,fushëpamja në Korçë ishte bardhësi e gjuhës shqipe.Naimin,do ta tundonte fytyra e saj bardhoshe në qytetin shqiptar të dëborës.Kështu Naimi formëzoi:
-Lumja ti o Korçë o lule….vargëzim i Naimit.Këta rilindasit tanë,kaq të çuditshëm!Me fytyra njerëzore,me fërfëritje flatrash qiellore,ngritën ura diturore për mëmësi shqiptare.Sa për Naimin?Metrika e vargut të tij,lule ka lulëzuar edhe në shpirt :”Sot vumë gurë e parë/Sa e bukur kjo ditë/Zot i madh i prift mbarë/E na dhëntë urtësit.

PËRSE U ZGJODH NAIMI
DHE RILINDASIT E TJERË

Më dërgoi tek ty Zoti/Të të jap jetë e ditë/
Të të bëjë shpirt e dritë/E të bëhesh si qëmoti….
N.H.F

Naimi erdhi në jetë në fshatin malor të Frashërit.. Atje, ku sythet,krejt luleria krijojnë “spektakle” maramëndëse , në “koncertin gjelbëror,” që zë fill në një ditë të shënuar të pranverës. Mësimet e para i merr te teqeja e fshatit në vitet 1855. Kur ka filluar mësimet në “Zosimea” të Janinës, mëson, arabisht, persisht, turqisht. Në këto gjuhë të përvetësuara shpjegohen edhe ngasjet ëndërrore.Stiset dhe një piktakimi me ëndrrat. Z.Xholi me një sy tjeter rendit,vendlindjen malore të disa patriotëve rilindas. Shumë prej tyre kanë zbritur nga fshatra malor .N.Veqilharxhi,Vithkuqi i Korces,J.Vreto,fshati malor Postenan, Leskovik, Naimi, Samiu, Abdyli, Frashër i Përmetit.
“Në male,atje rrojnë perënditë”.Ka shkruar Naimi.
Kjo është përhapja edhe e asaj legjende se në Shqipëri,ka vende të shenjta. Malet hijerëndë? Qielli pa kufi. Nata e yjeve,që bien.Kjo natyrë fsheh,gjithsesi misteret e saj.E mban të fshehtë krijuesin e saj.Naimi rajvizon :
Fletë natyra në çdo çast në këtë botë/dhe të fshehtën,që ka brenda shkoqur thotë/Herë flet me pëshpëritje,me ngadalë,/Her më fjalën eë trupëzuar,her pa fjalë/
Kaq të fshehta i thotë era trëndafilit/Këto thotë dhe rënkimi i bilbilit/Gjithë ç’janë edhe ç’mban kjo gjithësi/Rrëfejnë kaqë të fshehta dhe çudi./Reja,era,deti i shkumxuar,/Malet,fushat e livadhet bleruar,/Qielli,yjet, e të tjera një nga një,/Flasin qartë,flasin bukur sa s’ka më.
Andaj zëmrës kjo gjuh’ i është dhënë/Që t’i thot asaj të fshehëtën e pathënë.Këtë gjuhë e kupëtojnë mendtarët,/Ata gjurmojnë dijen,zbulimtarët.
“Njeriu kur thellohet në natyrë,- shpreh Naimi-,kthjellon zemrën nga turbullirat materiale.” E pathëna është. Nëpërmjet saj Naimi,kërkon të dijë,të fshehtat qiellore.E pathëna ka këtë emër:Përmbi to sundon Zoti.
Përse asnjë gjeth,ashtu asnje syth,asnjë lulëri,nuk ruan plotësisht ngjashmërinë?
Në Dangëlli,në fshatin malor Frashër,ku ka lindur Naim ka një teqe,sikundër teqet e tjera të këtij tarikati. Këto ruajnë mënyrat e tyre të studimit të ëndrrave.Ato janë një element thelbor në përsosjen shpirtërore. Kështu duke folur për rilindjen,do të themi se ka patur një ëndërr. Kjo ëndërr është shfaqur pikërisht tek ata të cilët kishin njohuri jo të vogla për ëndrrat.Endrra përcjell një mesazh.Si e këtillë, ajo ishte një kumbim,në zgjimin e ndërgjegjes.Eshtë ngritur furishëm,për vetë ngarkesën emocionale,që ka mbajtur.Endrra me mesazhin e saj, ka goditur jo për rastësi,si rilindasit e tjerë edhe Naimin. Për më tepër arsye,Naimi,ka patur njohuri jo të vogëla,nga kjo fushë.Por ngrihet një pyetje,që nuk mundet të kapërdihet lehtë.Përse ndodhi pikërisht atëherë,kur shqiptarët do të mund të përjetonin vlime të mëdha? Ka një fshehtësi absolute ,rreth kësaj. Kështu mbasi është ngjizur ëndrra në “memorjen qiellore” është përcjellur tek rilindasit. Me lajmëtarët e vet engjëjtë e përcollën në gjumin ëndërror të rilindasve tanë. .
ENDRRA PËR KOMBIN
I pari kombi gjithë Evropës është kombi ynë…
N.H.F

Sillen për këtë kohë shumë faktorë përcaktues,por lihet në hije,vet tharmi i saj,vullneti i krijuesit tonë.Rrjedhat, që do të shoqërojnë zhvillimet shqiptare kanë edhe dorën e Perëndisë.Ndërkaq kjo nuk predispozonte se kombi ynë ishte i zgjedhuri i Perëndisë.Por urën e mbarësisë e qëroi vetë Perëndia.Po përse Zoti i dha këtë dorë mirësie kombit tonë ?Ishim një popull i vajtur në mes fqinjëve tinzarpushtues.Nëse ky bekim nuk do të kishte ardhur asnjëherë,a do të kishte jetuar kombi yne ?Nëse, jetuam është edhe fryma shpirtërore dhe qëndresa e kahershme e jona.Kanë ardhur shumë kombe.Jetuan një pjesë,tek të tjerët zbriti nata. “Shumë kombe janë shuar, por shqiptarët kanë patur uratën e Zotit,që mbenë e kombi yne,s`ka rënë poshtë.”
Me këtë gjuhë zemre me këtë pendë të florinjët ka shkruar Naimi ynë, për ekzistencën e kombit tonë.Në fytyrën e tokës shqiptare, shfaqet fryma e një bukurie ballkanase,por me fytyrë mesdhetare,brenda suazës së Europës.Ka parametra gjeografik të mrekullueshëm vendi ynë. Me qindra gërma plumbi ka derdhur poeti bektashi Naimi, për të rajvizuar natyrën e bukur.Por thellë,më tepër në padukshmëri,atje ku pamja është ngulitur fort, Naimi si panteist ,që ishte ka parë fytyrën e Zotit.Për bektashinjte dhe për Naimin, kjo botë ka krijuesin e saj.Edhe dëshira, aspirata e shqiptarëve për të ruajtur trojet e tyre u “magazinua”në formë lutjeje në “memorjen hyjnore”një ditë. Kishte mundësi, që pas ndonjë kataklizme ballkanike, përpara syve të shqiptareve të kryhej coptimi i plotë .
(Si fati thabutije) ,që disponon vetë Zoti,që gjithçka sheh, dëgjon gjithçka,i plotëfuqishëm në vullnetin e vet, gjithshka shpik,përmban dhe zhduk,ai ishte shpresa, ngushëllimi i fundit i shqiptarëve.Aso kohe lutja e shqipëtarëve sapo ishte depozituar e freskët.
U pa se ajo ishte thurrur me aq përgjërim ,në cepëzat e syve ndriste loti i sfilitur, i tharë nga fryma,që nga pak,po shkonte drejt tharjes,ajo tani po rendte nëpër misteret e labirintheve për të mbritur në atë zonë :
ku hapësira është pa mjegull,koha është pa thellësi

TRANSKIPTIMI I ËNDRRËS

“_-Coniu shqiptare prej gjumit,çoniu”.Vikama e P.Vases, ishte preludi, për të gjithë rilindasit.Më e kthjelluar,më brilante do të qe:”çoniu prej gjumit, sundimi ëndrrës, po humbet pushtetin.”.
Kjo do të thoshte,koha e ëndrrës kishte përfunduar.Zhvillime të reja,priteshin në skajin tjetër.Kishte kaluar faza e parë.Prandaj u zhduk ëndrra.Fjala tani qëndronte në “tavolinën qiellore”.Atje ku merren veprimet supreme.
-“C`sheh është Zot i vërtetë.C`dëgjon është zëri tija.Gjithe ç`ka e ka në jetë është vetë Perëndia “.
Pena e Naimit ,ta qas më pranë pushtetin e Zotit . Zoti e kish pranuar ëndrrën .Pas kësaj u dha “udhëkalimi”. Endërra tani “arshivohej” në “memorien” gjigante qiellore.
-Por cila ka qënë koha e ëndrrës,e realizimit të saj? Gjysma e shek. të XIX. Kjo quhet koha e zgjimit të vetdijes nacionale të kombeve të shtypura,që ende ruanin si guackë perandorinë osmane.Rilindja në gjysmën e parë të shek.XIX,u përgatit nga rrethana, historike, shoqërore, kulturore, shprehen studjuesit. Kjo e fundit ana kulturore, ruan në brendi,anën shpirtërore.Për këtë rilindasit midis tyre Naimi,nxorën qindra botime.Vargjet përvëluese të Naimit u përpinë shpejt.Siç njihet,njohuri të mëdha zotëronin rilindasit,përdornin gjuhë të huaja ishin të pajisura me kulturë të jashtzakonshme.Kjo do tu lejonte të bënin një hap, më para. “Frengjia e shpirtit” të tyre,ishte më e thelluar.Ishte një lloj “ periskopi”.Arinte të kapte,të zhbironte,të zbërthente në çast kodifikimin e sinjaleve shpirtërore,që zbrisnin si vel i bardhë,një çast të frymëzimit qiellor.Kjo do të thoshte se rilindasit ishin njerëz të përzgjedhur .Dhuntinë, që u dha Zoti,e përdorën në interes të çështjes kombëtare.

VELI I BARDHË I FATIT TË SHKRUAR
Në librin e madh,qindra,miliarda fletësh të Perëndisë, gjetëm tre emra .Tre djem ishin përcaktuar nga Zoti, për të ardhur në jetë në katundin Frashër, në familjen e feudalit ushtarak të zhveshur nga timari ,Halid Bej Frasherit.Të tre fletët një gërvim i përshkonte.Fletët sidoqoftë ishin të pa depërtueshme .Shiu si njomte as era si rrihte.Ndonëse embroni i lules ishte riformuar nga e para.Kjo ishte shkruar në librin qindra milionë fletë të Perëndisë.Kështu ndoshta ishte shkruar dita e Frashëllinjëve në librin e Perëndisë.

About Post Author